Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dita Botërore e Obezitetit

Lajme 04/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dita Botërore e Obezitetit shënohet çdo vit më 4 mars dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për obezitetin si një sfidë serioze globale për shëndetin.

Dita Botërore e Obezitetit u vendos për herë të parë në vitin 2015.

Objektivi kryesor është ai i gjetjes së një zgjidhjeje për krizën e obezitetit, rritja e vëmendjes, përmirësimi i politikave adresuar gjetjes së zgjidhjeve për trajtimin e obezitetit dhe parandalimin e tij.

Obeziteti përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) si “akumulim jonormal ose i tepërt i yndyrës e cila rrezikon shëndetin”. Kostoja ekonomike dhe sociale që i atribuohet obezitetit çdo vit është e konsiderueshme.

Të paktën 2.8 milionë njerëz vdesin çdo vit si rezultat i mbipeshës dhe obezitetit. Parandalimi i obezitetit kërkon bashkëpunim nga të gjithë anëtarët e komunitetit. Obeziteti është një nga shkaktarët kryesore të shumë sëmundjeve kronike duke përfshirë: sëmundjen e zemrës, e mëlçisë, diabetin, disa lloje kanceresh etj, raporton Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë.

Obeziteti është rezultat i një ç’ekuilibrimi midis kalorive që individi konsumon dhe kalorive që shpenzon. Mbipesha dhe obeziteti janë shkaktarë të më shumë vdekjeve, krahasuar me ato që vijnë nga kequshqyerja.

Gratë kanë më shumë të ngjarë të jenë obeze sesa burrat. Ndikimi mjedisor dhe shoqëror është një nga përcaktuesit më të rëndësishëm të zgjedhjes dietike të një individi.

Një dietë e shëndetshme e shoqëruar me aktivitet fizik siç është ecja ndihmon në parandalimin e mbipeshës.

Sipas ekapertëve, pa veprime urgjente, numri i fëmijëve obezë mund të rritet nga rreth 180 milionë në 2025, në më shumë se 220 milionë deri në 2040.

Artikulli paraprakSëmundjet e zemrës tek gratë pritet të rriten me mbi një të tretën deri në 2050
Artikulli i rradhës Ankesa për përshtatje të specifikave në tenderin për renovimin e Hemodializës, QKUK e mohon

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.