Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Pejës janë realizuar 16 ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa janë ofruar edhe qindra shërbime të tjera mjekësore për pacientët.
Sipas të dhënave ditore, janë kryer 499 vizita specialistike, ndërsa 47 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor.
Aktualisht, 193 pacientë po marrin trajtim në repartet e spitalit, përcjell Gazeta Shneta.
Në repartin e gjinekologjisë janë regjistruar dy lindje – një djalë dhe një vajzë.
Gjatë kësaj periudhe, 291 pacientë kanë realizuar gjithsej 3,274 analiza laboratorike.
Po ashtu, janë kryer 36 seanca dialize.
Në kuadër të shërbimeve diagnostike janë realizuar 121 ekzaminime me rëntgen, 47 ultrazëra dhe 11 rezonanca magnetike (MRI). Janë kryer gjithashtu 5 teste ergometrike, 14 ehokardiografi dhe 5 kolonoskopi.
Në repartin e fiziatrisë janë ofruar 58 shërbime rehabilituese./Gazeta Shneta/




