Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Problemet e lukthit gjatë agjërimit, gastroenterologu Dr. Genc Paçarizi tregon simptomat dhe këshillat për qytetarët

Lajme 09/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë muajit të agjërimit shumë qytetarë përballen me shqetësime të ndryshme nga sistemi tretës, veçanërisht – probleme të lukthit. Ndryshimi i ritmit të ushqyerjes dhe mënyra e konsumimit të ushqimit gjatë iftarit dhe syfyrit shpesh ndikojnë në shfaqjen e këtyre shqetësimeve.

Gastroenterologu Dr. Genc Paçarizi thotë se ankesat më të shpeshta lidhen me djegien në lukth, refluksin dhe tretjen e vështirë, shkruan Gazeta Shneta.

“Gjatë muajit të agjerimit shpesh paraqiten ankesa si djegia ne lukth, refluksi gastroezofageal (kthimi i acidit nga lukthi ne ezofag), gastriti (pezmatim i lukthit), fryrja e barkut dhe tretja e veshtire. Ne shumicen e rasteve keto lidhen me ndryshimin e ritmit te ushqyerjes dhe sidomos me menyren si konsumohet ushqimi ne iftar”, thotë ai.

Sipas tij, djegia në lukth ose refluksi shpesh ndodhin për shkak të mënyrës së të ushqyerit pas një dite të gjatë agjërimi.

“Shpesh kjo ndodh kur pas nje dite te gjate agjerimi ushqimi konsumohet shume shpejt dhe ne sasi te madhe. Ushqimet shume te yndyrshme, ushqimet pikante (djegese) apo pijet e gazuara mund te rrisin aciditetin e lukthit dhe te shkaktojne djegie ose kthim te acidit ne ezofag”, shpjegon Dr. Paçarizi.

Ai thekson se personat që vuajnë nga gastriti apo ulcera duhet të tregojnë kujdes të veçantë gjatë agjërimit.

“Tek personat me gastrit (pezmatim i lukthit) te lehte agjerimi zakonisht mund te tolerohet nese ushqimi eshte i kujdesshem dhe i balancuar. Por tek personat qe kane ulcer ne lukth ose ne zorre (qe ne gjuhen popullore shpesh quhet “i thati ne lukth”) agjerimi mund te shtoje dhimbjen dhe shqetesimet, prandaj eshte e rendesishme konsultimi me mjekun”, thotë Dr.Paçarizi.

Ai shton se disa simptoma duhet të merren seriozisht dhe kërkojnë kontroll mjekësor.

“Duhet pasur kujdes nese paraqiten dhimbje te forta ne lukth, te vjella te vazhdueshme, te vjella me gjak, jashtqitje shume te erreta, marramendje apo dobsi e madhe, pasi keto mund te jene shenja te problemeve me serioze”, thekson ai.

Edhe personat që vuajnë nga refluksi mund të agjërojnë, por duke respektuar disa rregulla.

“Shume persona me refluks (kthim i acidit nga lukthi ne ezofag) mund te agjerojne nese respektojne disa rregulla te thjeshta: te mos hane shume ne iftar, te shmangin ushqimet shume te yndyrshme apo pikante dhe te mos shtrihen menjehere pas ushqimit”, thotë Dr. Paçarizi.

Sipas tij, mënyra e organizimit të iftarit dhe syfyrit ka rol shumë të madh në shfaqjen e problemeve të lukthit.

“Ushqimi ka rol shume te madh. Problemi shpesh nuk eshte agjerimi, por ngrënia e tepert dhe e shpejte ne iftar. Lukthi pas nje pauze te gjate nuk e toleron mire nje sasi te madhe ushqimi ne nje moment”, shprehet ai.

Dr. Paçarizi këshillon që gjatë muajit të agjërimit të shmangen ushqimet që rrisin aciditetin e lukthit.

“Duhet shmangur ushqimet shume te yndyrshme, ushqimet pikante (djegese), pijet e gazuara, kafen ne sasi te madhe dhe ushqimet e skuqura, pasi keto rrisin aciditetin e lukthit dhe mund te perkeqesojne simptomat”, thotë ai.

Në disa raste mund të rekomandohet edhe përdorimi i barnave kundër aciditetit.

“Tek pacientet qe kane refluks apo gastrit shpesh rekomandohen barnat qe ulin aciditetin e lukthit, zakonisht para syfyrit ose para iftarit, gjithmone sipas keshilles se mjekut”, thekson ai.

Ai shton se mungesa e lëngjeve gjatë ditës mund të ndikojë gjithashtu në shfaqjen e shqetësimeve në lukth.

“Mungesa e lengjeve mund te ndikoj tek disa persona duke rritur ndjesine e djegies ose shqetesimeve ne lukth, prandaj eshte shume e rendesishme qe gjate nates te konsumohet mjaftueshem uje”, shprehet Dr. Paçarizi.

Për të shmangur problemet me lukthin gjatë agjërimit, ai rekomandon moderim në ushqim dhe kujdes në mënyrën e konsumimit të tij.

“Keshilla kryesore eshte moderimi ne ushqim. Iftari duhet te filloje me ushqime te lehta, ushqimi duhet te konsumohet ngadale dhe duhet shmangur mbingopja. Po ashtu eshte e rendesishme te merret mjaftueshem leng gjate kohes mes iftarit dhe syfyrit”, tha ai.

Sipas gastroenterologut, ka edhe kategori pacientësh që duhet të jenë të kujdesshëm me agjërimin.

“Personat qe kane ulcer aktive ne lukth, probleme serioze me tretjen ose gjakderdhje nga sistemi tretes duhet te konsultohen me mjekun dhe ne disa raste rekomandohet te mos agjerojne”, thekson ai.

Ai shton se në rast të dhimbjeve të forta apo simptomave të tjera serioze, agjërimi duhet të ndërpritet dhe të kërkohet ndihmë mjekësore.

“Nese dhimbja eshte e forte, e vazhdueshme ose shoqerohet me te vjella, dobsi te madhe apo shenja gjakderdhjeje, agjerimi duhet nderprere dhe duhet kerkuar ndihme mjekesore”, tha Dr. Paçarizi.

Megjithatë, për shumicën e personave të shëndetshëm agjërimi mund të ketë edhe përfitime për organizmin.

“Per shumicen e personave te shendetshem agjerimi ka edhe dobi te rendesishme shendetesore. Periudhat e kontrolluara pa ushqim i japin sistemit tretes nje pushim fiziologjik, duke ulur ngarkesen e vazhdueshme te tretjes. Gjate agjerimit organizmi fillon te shfrytezoje rezervat energjetike dhe kjo ndihmon ne permiresimin e metabolizmit dhe ne rregullimin e nivelit te sheqerit ne gjak”, thotë ai.

Ai shton se agjërimi mund të ndikojë pozitivisht edhe në stilin e jetesës dhe mirëqenien mendore.

“Agjerimi gjithashtu ndikon ne permiresimin e ndjeshmerise ndaj insulines, kontrollin e oreksit dhe disiplinen ushqimore. Kur iftari dhe syfyri organizohen ne menyre te moderuar dhe te shendetshme, kjo ndihmon edhe ne kontrollin e peshes trupore dhe ne nje stil jetese me te rregullt”, tha Dr. Paçarizi.

“Pervec anes fizike, agjerimi lidhet edhe me qetesine mendore, vetedijen dhe balancen emocionale, gjera qe ndikojne pozitivisht edhe ne shendetin e sistemit tretes. Prandaj tek personat e shendetshem qe nuk kane kundraindikacione mjekesore, agjerimi eshte nje praktike e dobishme si nga ana shpirterore ashtu edhe nga ana shendetesore, nese shoqerohet me ushqim te balancuar dhe menyre jetese te moderuar”./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbi një mijë mjekë dhe profesorë të detyruar të deklarojnë pasurinë deri më 31 mars 2026
Artikulli i rradhës Shpërndau Kuvendin, Presidenca thotë se Osmani përballet me thirrje për pushkatim

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.