Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rast i rrallë: Pacientja i mbijeton tre operacioneve radikale në QKUK

Lajme 10/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një paciente 53-vjeçare i ka mbijetuar tre operacioneve të mëdha në Qendrën Klinike Universitare. Ky rast është i rrallë për faktin se pacientja përkundër operacioneve të rënda, është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pacientja 53-vjeçare N.H. u hospitalizua për herë të parë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në nëntor të vitit 2024. Ajo u paraqit me dhimbje të barkut, shkruan Gazeta Shneta.

Nga kjo klinikë kanë treguar se pas ekzaminimeve diagnostike tek pacientja ishte konstatuar formacion cistik i përdredhur në ovarin e majtë dhe prani gjaku në hapësirën abdominale.

“Më 25.11.2024 pacientja i është nënshtruar intervenimit kirurgjik, gjatë të cilit është konfirmuar diagnoza e lartpërmendur dhe është bërë largimi i adneksit të majtë. Pas operacionit pacientja është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Klinika e Onkologjisë, ku ka filluar trajtimin me kimioterapi”, thuhet në njoftimin e drejtorit të klinikës Zef Ndrejaj.

Në shkurt 2025, pacientja ishte pranuar përsëri për shkak të problemeve gastrointestinale. Asaj i ishte kryer kolonoskopia dhe ishte marrë biopsia e cila kishte konstatuar sërish probleme shëndetësore për shkak të një tumori tjetër.

“Më 05.02.2025 pacientja është shtruar në repartin e kirurgjisë abdominale dhe i është nënshtruar intervenimit kirurgjik: Hemicolectomia lateralis dextra extensica cum L-L anastomosis. Pas operacionit pacientja është dërguar përsëri në Klinika e Onkologjisë për trajtim me kemioterapi”, ka deklaruar Ndrejaj.

Por problemet nuk morën fund. Pas disa muajsh pacientja sërish u paraqit në Klinikën e Gjinekologjisë. Kësaj radhe me gjakderdhje masive e cila ishte shkaktuar nga një karcinomë tjetër.

“Pas korrigjimit të anemisë, më 26.08.2026, pacientja i është nënshtruar intervenimit kirurgjik, ku është bërë largimi i mitrës me adneksin e djathtë. Më pas është dërguar në Klinika e Onkologjisë për trajtim me rrezatim dhe kimioterapi. Gjatë trajtimit pacientja ka marrë: 8 cikle kimioterapie, 25 rrezatime të jashtme, 2 rrezatime të brendshme, 18 njësi transfuzione gjaku”.

Ndrejaj ka thënë se rastet si kjo paciente e cila i ka mbijetuar tre operacioneve të mëdha, janë mjaft të rralla.

“Raste të tilla janë shumë të rralla, ku një pacient i mbijeton tre intervenimeve të mëdha kirurgjikale, tre karcinomave, si dhe trajtimeve intensive me gjakderdhje, kimioterapi dhe rrezatim. Aktualisht pacientja gëzon gjendje të mirë shëndetësore, e konfirmuar edhe me ekzaminime imazherike”, ka deklaruar Ndrejaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFranca detyron supermarketet të dhurojnë ushqimin e pashitur për njerëzit në nevojë
Artikulli i rradhës 7 foshnja lindën brenda një dite në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.