Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inflacioni në Kosovë arrin 6% krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar

Lajme 10/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) ka shënuar rritje mesatare prej 6,0% në muajin shkurt 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025. Ndërkohë, inflacioni mujor në shkurt 2026, krahasuar me janarin e po këtij viti, ishte 0,6%.

Sipas të dhënave të ASK-së, rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi në disa grupe të konsumit. Rritja më e madhe është regjistruar te shërbimet në lidhje me pajisjet personale të transportit (42,5%), biletat e fluturimeve (39,0%), si dhe furnizimi me ujë dhe shërbime të ndryshme që lidhen me vendbanimin (33,4%).

Po ashtu, rritje të ndjeshme të çmimeve janë vërejtur edhe te lëndët djegëse të ngurta si drutë dhe peleti (16,8%), pemët (16,4%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit (15,1%), si dhe mishi (14,7%). Shtrenjtim kanë pësuar edhe pushimet e organizuara (13,2%), shërbimet ambulantore (9,6%), shërbimet hoteliere (9,5%), kafeja, çaji dhe kakao (9,3%), si dhe disa kategori të tjera ushqimore dhe shërbimesh.

Nga ana tjetër, rënie e çmimeve është regjistruar vetëm te grupi i karburanteve dhe lubrifikantëve për pajisjet e transportit personal, të cilat janë ulur për 7,6%, duke ndikuar negativisht me -0,4 për qind në indeksin e përgjithshëm.

Sa i përket ndryshimit mujor, në shkurt 2026 krahasuar me janarin 2026, çmimet janë rritur mesatarisht për 0,6%.

Kjo rritje është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i shërbimeve në lidhje me pajisjet personale të transportit (24,4%), perimeve (5,8%), pemëve (4,0%), pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (3,8 %); shërbime ambulantore (2,4 %); mish (2,4 %); shërbime hoteliere (1,9 %); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1,9 %); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (1,7 %); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (1,5 %); pajisje shtëpiake (1,4 %); kafe, çaj dhe kakao (1,3 %); kujdes personal (1,3 %); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1,2 %); bukë dhe drithëra (0,6 %) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,1 për qind në IHÇK.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe ulje të çmimeve te biletat e fluturimeve (-18,2%), energjia elektrike (-4,3%), si dhe qumështi, djathi dhe vezët (-2,8%), të cilat kanë ndikuar me rreth -0,5 për qind në IHÇK./Indeksonline/.

Artikulli paraprakGjetjet e reja e bëjnë HIV-in gjithmonë e më pak të rrezikshëm
Artikulli i rradhës Mbi 2 mijë vizita specialistike në Repartin e Pulmologjisë në Spitalin e Pejës gjatë vitit 2025

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.