Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prishtina s’rehatohet nga mbeturinat gjithandej – Qytetarët thonë se gjendja është e keqe, fajësojnë edhe vetën

Lajme 10/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëpër disa lagje të Prishtinës, mbeturinat janë bërë problem i madh për mirëqenien e qytetarëve.

Kjo pasi që kontejnerët pastrohen ndërkaq përreth tyre jo, pasi që përveç mbeturinave ka edhe gjëra të tjera si mobilie për shtëpi, orendi e shumëçka, raporton Ekonomia Online.

Qytetarët pohojnë se Kompania “Pastrimi” edhe pse dy herë në ditë largon bërllokun prapë gjërat që janë jashtë kontejnerëve nuk i marrin.Rafet Hyseni, qytetar i Prishtinës pohon se gjendja është shumë e keqe, vjen aromë e keqe dhe fajin për këtë gjë e ka edhe komuna edhe qytetarët e pandërgjegjshëm.

“Po më keq nuk ka qysh bohet, nuk e di ku shkon më keq, nuk më keq që mbeturinat unë gjithherë i fshij, ama badihava sa i fshij qaq qesin, këtu si mos të mbajmë pastërti faktikisht nuk kemi ku shkojmë më keq. Faji është edhe te qytetarët edhe të komuna nuk është që s’është, por edhe qytetarët të pandërgjegjshëm, unë qashtu e shoh. Na pengon edhe era, edhe gjithçka, aty veç me sy që e sheh mjaftë është. Po ma merr mendja që po, duhet me qitë policë civilë për këta që janë të pandërgjegjshëm, se unë vet jam qashtu se sokakun tem e fshij vet, edhe pse s’jam i autorizuar për me e fshi, po e fshij se më dhëmbin sytë me i pa bërllogjet”, tha Hyseni në një prononcim për EO.

Ai pohon se duhet marrë shembull jashtë vendit ligjet që dënojnë qytetarët për hudhjen e mbeturinave vend e pa vend.

“Domethënë se kam qenë edhe jashtë, kam jetuar jashtë, atje veç duhanin me pi edhe me qitë, faktikisht mrena 10 euro të parën herë e dënon po tani pale se sa shkon dënimi e këtu te na pandërgjegja e qytetarit, se këto mbeturina janë tu i marrë rregullisht, se unë në shesh banoj, i shoh kamionët dy herë në ditë vijnë po badihava ski kujt ja mbledh”, pohon ai.

Gjithashtu një qytetarë tjetër, Selim Prelvukaj thotë se qytetarët janë problemi për shkak që nuk hudhin mbeturinat aty ku duhet dhe dënimi me gjobë është i mirëpritur.

“Katastrofë, qysh në vjeshtë moti janë këtu tu nejtë, vijnë e ngarkojnë këtë kantat i marrin këto e lënë. Për besë fajtor nuk e di qysh e kanë marrëveshjen pastrimi me komunën, këta i marrin këto, që i gjuajnë këto pjesë. Po fajtor kryesor jemi ne qytetarët, e bjen bërllokun e bjen të kanta nuk e gjun në kantë. Normal që duhet me u gjobitë edhe qytetarët”, shtoi Prelvukaj.

E nga Komuna e Prishtinës, nuk kanë dashtë të flasin për këtë problematikë të qytetarëve.

Artikulli paraprakStudim: Stresi i prindërve mund të rrisë rrezikun e obezitetit te fëmijët
Artikulli i rradhës Vitia takon ambasadorin francez, flasin për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.