Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka përfunduar renovimi i Ambulancës Specialistike të Pulmologjisë, duke krijuar kushte të reja për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.
Sipas njoftimit të spitalit, nga e hëna, më 16 mars, vizitat për pacientët e Pulmologjisë do të zhvillohen në ambientet e reja të ambulancës së renovuar.
Ambulanca ndodhet në hyrje të oborrit të Spitali i Mushkërive Pejë, ku do të ofrohen shërbimet specialistike për pacientët që kanë nevojë për kontroll dhe trajtim në fushën e sëmundjeve të mushkërive.
“Ky përmirësim synon të ofrojë kushte më të mira dhe më funksionale për pacientët dhe stafin mjekësor”, thuhet në njoftim.



