Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se po pritet një raport për të sqaruar arsyet pse pishinat për hidroterapi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk janë funksionalizuar që nga viti 2022, duke paralajmëruar masa pas publikimit të tij.
Gjatë përurimit të pishinave në Klinikën e Fizioterapisë në vitin 2022, bazeni kishte qenë i mbushur me ujë, por më pas nuk ka vazhduar funksionimi i tij për pacientët që kanë nevojë për rehabilitim.
Sipas tij, problemi lidhet me disa çështje teknike që duhet të sqarohen përmes raportit.
“Ne vitin 2022, kur kemi shkuar, nuk kam qenë vetëm unë, ka qenë edhe kryeministri Kurti – kemi shkuar për përurimin e fizioatrisë. Bazeni ka qenë i mbushur me ujë atë ditë, por më pas është konstatuar problem me disa gypa për pastrim. Po e pres raportin për të kuptuar arsyet pse për 3 vite nuk është funksionuar dhe të merren masa conforme ligjit”, ka deklaruar Vitia.
Ai shtoi se nga menaxhmenti i ShSKUK-së është kërkuar që të ndërmerren masa sa më shpejt për funksionalizimin e kësaj shërbimi, në mënyrë që pacientët të kenë qasje në terapinë e hidroterapisë./Gazeta Shneta/




