Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia flet për gjendjen e 5-vjeçarit në Lipjan: Është më mirë, ka filluar edhe komunikimin

Lajme 19/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se gjendja shëndetësore e vogëlushit pesëvjeçar është stabile dhe në përmirësim, pas ndërhyrjes kirurgjike që iu bë për shkak të plagëve të rënda, ndërsa sfidë mbetet trajtimi i traumës psikosociale dhe sigurimi i një ambienti të shëndoshë për të.

Ai ka bërë të ditur se i gjithë sistemi shëndetësor është alarmuar menjëherë pas rastit dhe se profesionistët në Klinikën e Pediatrisë kanë dhënë maksimumin për trajtimin e fëmijës.

“I gjithë sistemi shëndetësor, sidomos profesionistët shëndetësorë në klinikën e pediatrisë janë alarmuar dhe kanë bërë maksimumin e tyre për çka i falënderoj nga zemra. Kam shkuar për së afërmi, e kam takuar edhe vogëlushin pesëvjeçar, edhe kolegët tanë, edhe punëtorët në klinikën e pediatrisë në repartin e intensivës, të cilët edhe mjekët specialistë, po edhe stafi i mesëm kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha ai.

Ai theksoi se fëmija ka qenë në gjendje të rënduar fizike dhe i traumatizuar rëndë në aspektin psikologjik.

“Sepse nga ajo që kam parë unë, fëmiu ka qenë në gjendje të vështirë edhe në gjendje të rënduar, jo vetëm fizike me plagët edhe me pjesën shëndetësore që e ka pasur, mirëpo jashtëzakonisht i traumatizuar dhe pothuajse me shumë pak komunikim, pavarësisht moshës pesëvjeçare. Gjendja e tij edhe ditën e vizitës ka qenë stabile. Drejtoria e SHSKUK-së, po edhe drejtoresha në klinikën e pediatrisë më kanë informuar në kohë reale vazhdimisht për gjendjen e vogëlushit dhe pas marrjes, qetësimit njëherë, i është ofruar përveç mbështetjes shëndetësore edhe gjithë mbështetja psikosociale: psikologë, psikiatër, por edhe ortopedë e lami të tjera të cilat janë lidhur me pjesën shëndetësore, një grup i specialistëve”, tha ai.

Sipas tij, fëmija i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike për shkak të gjendjes së rënduar në njërën shputë, në bashkëpunim mes kirurgëve ortopedë dhe atyre plastikë.

“Dhe dje i është nënshtruar një ndërhyrje ku për shkak të gjendjes së rënduar, sidomos në njërën shputë, është bërë një intervenim në mes kirurgëve ortopedë dhe atyre plastikë. Ka dalë nga salla, fillimisht i intubuar, po pastaj është qetësuar shumë shpejt sepse secili pacient që del nga salla është një procedurë standarde operimi. Sot është gjendja stabile, ka filluar pak edhe komunikimi verbal. Gjendja është më mirë. Ka pasur një anemi të lehtë për çka të gjitha masat janë marrë që të evitohet përmes edhe transfuzionit të gjakut por edhe barnave të tjera”, tha ai.

Vitia tha se në aspektin shëndetësor, parametrat janë stabilizuar dhe pritet rikuperim i shpejtë, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar edhe në aspektin psikosocial të rastit.

“Me fjalë të tjera, gjendja në aspektin shëndetësor, po flas në kuptimin e mbarëvajtjes së punës sa i përket pjesës shëndetësore, është mirë dhe ka shkuar mirë dhe po e merr veten shumë shpejt. Mirëpo ajo që e përmendi edhe ministri Hoti, ajo që na ka shqetësuar të gjithë, është edhe kjo pjesa psikosociale e fëmiut, i cili shihet që fatkeqësisht ka qenë për shumë kohë në një ambient toksik, mos të them komplet abuziv, për të cilin menjëherë pas marrjes së lajmit kemi komunikuar bashkë me ministrin Hoti, por jo vetëm, edhe kemi ndërmarrë të gjitha masat që mund të ndërmerren që të futet në veprim edhe kjo pjesa psikosociale dhe çka pas për fëmiun”, tha ai.

Ai shtoi se institucionet janë duke punuar për t’i siguruar vogëlushit një ambient të shëndoshë për të ardhmen.

“Sepse prapë po e përsërit, në aspektin shëndetësor, besoj që pas intervenimit edhe pas qetësimit të parametrave, të gjithë parametrat i ka në rregull, kjo do ta marrë veten shumë shpejt. Po sfida edhe ajo që po merremi tash bashkë me ministrin Hoti dhe me anëtarë të tjerë të qeverisë, është që t’i sigurojmë një ambient të shëndoshë për vogëlushin”, tha ai./EO/

Artikulli paraprakVitia: Presim raportin për mosfunksionimin e pishinave në Klinikën e Fiziatrisë për 3 vite, paralajmërohen masa
Artikulli i rradhës Kurti për Ligjin për të huajt: S’duam t’i lëmë pacientët serbë pa shërbime e nxënësit pa arsim

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.