Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OSK themelon Komisionin Profesional të Ekspertëve

Lajme 24/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Stomatologëve të Kosovës ka themeluar Komisionin Profesional të Ekspertëve, i cili do të hartojë një opinion profesional lidhur me kompetencat e stomatologëve në trajtimet estetike në rajonin perioral dhe oro-facial.

Ky komision do të analizojë kornizën ligjore në Kosovë, do të shqyrtojë praktikat në vendet e rajonit dhe në Bashkimin Evropian, si dhe do të vlerësojë kushtet në të cilat stomatologët mund të përfshihen në trajtime estetike jo-kirurgjikale.

Në këtë drejtim, OSK pritet të japë opinion profesional për Ministrinë e Shëndetësisë, të propozojë standarde dhe trajnime të detyrueshme, si dhe të kontribuojë në hartimin e akteve nënligjore.

Këto vendime u morën në mbledhjen e Kuvendit të Odës së Stomatologëve të Kosovës, ku u trajtuan edhe çështje të tjera me rëndësi për funksionimin e institucionit.

Në këtë mbledhje u miratua raporti njëvjeçar i punës për periudhën janar–dhjetor 2025, raporti financiar për vitin 2025, si dhe u prezantua raporti i auditorit për auditimin financiar dhe funksional të Odës.

Po ashtu, kryetari i Odës, Prof. Dr. Blerim Kamberi, njoftoi për hartimin e një udhëzuesi për menaxhimin e emergjencave mjekësore në praktikën stomatologjike, i cili pritet të publikohet së shpejti dhe do të jetë i qasshëm për profesionistët në formë elektronike.

Kuvendi i OSK-së vlerësoi se këto vendime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt avancimit të profesionit dhe rritjes së standardeve në praktikën stomatologjike në vend./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lënduar
Artikulli i rradhës Studim: Imazhet “deepfake” të rrezeve X po mashtrojnë edhe radiologët

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.