Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tuberkulozi në Kosovë në rënie, diagnostikimi i hershëm mbetet kyç

Lajme 25/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Kosovë është shënuar Dita Botërore e Tuberkulozit. Autoritetet shëndetësore njoftojnë për një ulje të rasteve, por theksojnë se koha optimale për dyshim, diagnostikim dhe trajtim është ende nga 7 deri në 14 ditë. Megjithatë, tuberkulozi mbetet një nga sfidat kryesore të sistemit shëndetësor në vend.

Përgjatë vitit të kaluar 517 persona janë diagnostikuar me tuberkuloz, numër që cilësohet se shënon në rënie krahasuar me vitet paraprake. Ndërkohë që zyrtarisht nga viti 2000 janë evidentuar rreth 20 mijë pacientë të trajtuar nga kjo sëmundje që prek të gjitha grupmoshat.

“Tuberkulozi nuk njeh shkaktarë specifik, sigurishty gjendje e ulët ekonomike, ndikimet sociale, krizat e vazhdueshme, e bëjnë të vetën në rritjen e kësaj sëmundje, gjithashtu, nuk njeh as moshë, nuk njeh as gjini, vërehet në të gjitha grupmoshat”, thotë Majlinda Gjocaj, zyrtare e lartë për sëmundje ngjitëse

Dr. Besim Morina, pulmolog thotë se simptomat para janë kolla, prezenca e sekretit, me kollë, ethe temperature.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se nga viti 2017 e deri më tani, janë blerë antituberkulare në vlerë prej 800 mijë eurosh, duke vënë në pah se po punojnë për qasje më të mirë në shërbime, duke synuar largimin e paragjykimeve për këtë sëmundje.

Arsim Berisha, zv.ministër i shëndetësisë tregon se shërbimet për tuberkuloz në vendin tonë ofrohen në tri nivelet e kujdesit shëndetësor./rtk/

Artikulli paraprakSi të mbroheni nga ndotja e ajrit: 5 këshilla praktike nga ekspertët
Artikulli i rradhës Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.