Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zgjidhet kryetari i ri i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, dr. Gazmend Haliti merr drejtimin

Lajme 28/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe interes të madh nga mjekët pjesëmarrës.

Në një atmosferë të ngrohët e profesionale në hotelin Marriott në Cyrih, Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër mbajti kuvendin e saj, ku u zgjodh kryetari i ri i organizatës.

Me votat e kuvendit, në krye të Lidhjes u zgjodh: MSc. med. dent. Gazmend Haliti – kryetar

Ndërsa përbërja e re e kryesisë është si vijon:

  • Prof. Dr. med. Alban Neziri – nënkryetar
  • Dr. med. Flutura Ajvazi – sekretare
  • med. dent. Alban Zeqiri – arkatar
  • Dr. med. Elda Rama – anëtare
  • Prof. Dr. med. Perparim Limani – anëtar
  • Dr. med. Naim Mehmeti – anëtar

Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe interes të madh nga mjekët pjesëmarrës. Tema kryesore e simpoziumit ishte: “Mjeku mes Klinikës, Ekonomisë dhe së Drejtës”.
Kjo temë trajtoi realitetin kompleks të profesionit mjekësor në ditët e sotme, duke theksuar sfidat ndërdisiplinore me të cilat përballen profesionistët shëndetësorë; nga praktika klinike, te aspektet ekonomike dhe ato ligjore, shkruan albinfo.ch.

Ngjarja shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbim përvojash, diskutime profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit mes mjekëve shqiptarë në Zvicër.

MSc. med. dent. Gazmend Haliti është stomatolog me përvojë të gjatë profesionale në Zvicër, me ordinancë në St. Gallen. Ai është i specializuar në implantologji orale (M.Sc.) dhe ka avancuar në parodontologji dhe ortodonci. Pas marrjes së ordinancës në vitin 2009, ai e ka modernizuar plotësisht atë me teknologji të avancuar dhe një ekip profesional.

Përveç trajtimit, ai i kushton rëndësi të madhe edukimit të pacientëve, sidomos komunitetit shqiptar, për higjienën orale dhe parandalimin. Angazhimi i tij profesional dhe menaxherial e pozicionon si një figurë të respektuar në fushën e stomatologjisë në Zvicër.

Haliti është në kryesi të LMSHZ-së që nga themelimi dhe kontributi i tij në organizimin e simpoziumeve dhe ngjarjeve brenda lidhjes ka qenë i lartë. /Albinfo/

Artikulli paraprakFoshnja 5-muajshe sillet pa shenja jete në Urgjencë në Vushtrri – nisin hetimet për vdekjen
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.