Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se Prof. Dr. Gjyle Mulliqi, tashmë në pension, është nderuar dje me medalje presidenciale nga Presidentja Vjosa Osmani, për kontributin e saj të gjatë në mikrobiologji, shëndetësi publike dhe arsim.
Mulliqi për vite me radhë udhëhoqi Departamentin e Mikrobiologjisë në IKShPK, duke ndikuar në zhvillimin e kapaciteteve laboratorike, avancimin e diagnostikimit dhe edukimin e gjeneratave të reja të profesionistëve shëndetësorë, raporton Gazeta Shneta.
“IKShPK ka qenë dhe mbetet shtëpia ime, ku u rrita dhe u ngrita në nivelet më të larta profesionale, mirënjohëse për mundësitë e ofruara nga institucioni,” u shpreh ajo. /Gazeta Shneta/



