448,880 Euro është vlera e parashikuar e tenderit. 448,880 është poashtu vlera me të cilën QKUK e ka shpërblyer kompaninë “Medica”.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka realizuar një procedurë tenderuese për mirëmbajtjen dhe servisimin e gjashtë rentgenëve në njësitë e saj, shkruan Gazeta Shneta.
Tenderi ishte shpallur me vlerë të parashikuar prej 448,880 Euro, dhe po kaq cent më cent i është dhënë tenderi kompanisë “Medica”.
Tenderi është i ndarë në nëntë lote, gjashtë prej tyre për mirëmbajtje dhe servisim të rentgenëve dhe një fluroskopi, ndërsa tre lote të tjera për furnizim me pjesë.
Në dosjen e tenderit është deklaruar se lotet 2,3 dhe 7, 8, 9, QKUK do t’i financojë vetëm në rast të konsumimit të tyre. Kjo kontratë do të jetë në fuqi për 24 muaj. /Gazeta Shneta/





