Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës i ka publikuar ofertat e operatorëve ekonomik për tenderin mbi 1.8 milion Euro për furnizim me pajisje, unitate dhe tavolina.
Në tenderin me titull “Furnizim me Autokllav, Unitate Stomatologjike, Tavolina Laboratorike për Punime Dentare me Sistem të Aspirimit të Integruar dhe Sistem qendror I thithjes për njësite Dentare”, kanë ofertuar dy grupe operatorësh dhe një kompani, shkruan Gazeta Shneta.
Grupi i operatorëve ekonomik “VitaMed LLC” dhe “Hirano Mushroom LLC” kanë ofertuar me 1,277,182 Euro; Grupi i operatorëve ekonomik “Bora Dental SHPK”; “Madekos SHPK” kanë ofertuar me 1,720,122 Euro; Kompania “Interlab SHPK” ka ofertuar me 1,340,000 Euro.
Në hapjen e ofertave ka marr pjesë komisioni i përbërë nga Zana Maloku dhe Lendita Kryeziu-Ahmeti.
Kujtojmë se QKSUK e kishte shkurtuar afatin e ofertave për këtë tender nga 45 në vetëm 15 ditë me arsyetimin se Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar e kishte vonuar konfirmimin për hapjen e këtij tenderi. /Gazeta Shneta/




