Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OECD përllogarit kosto të larta ekonomike nga “Long COVID” deri në vitin 2035

Lajme 14/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Teksa kudo në botë vëmendja ndaj pandemisë “Covid 19” është zbehur, një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD-së) lajmëroi se sindroma “Long COVID” (Covid i gjatë) do të vazhdojë të rëndojë mbi ekonomitë dhe sistemet shëndetësore për të paktën një dekadë tjetër.

Për Shqipërinë, një vend që u përball me valë të forta infektimi dhe sfida në tregun e punës, të dhënat e këtij raporti sugjerojnë një ndikim të ndjeshëm në produktivitetin kombëtar dhe qëndrueshmërinë fiskale deri në vitin 2035.

Sipas gjetjeve, “Long COVID” nga një krizë shëndetësore është kthyer në pengesë për rritjen ekonomike. Në kulmin e saj në vitin 2021, kjo sindromë preku rreth 75 milionë njerëz në vendet e OECD-së dhe BE-së, duke shkaktuar një rënie mesatare prej 1% të forcës punëtore. Megjithatë, goditja ishte shumë më e rëndë në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Analiza makroekonomike parashikon se deri në vitin 2035, Long COVID do të kushtojë mesatarisht 0.1% deri në 0.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) çdo vit. Nëse ky skenar aplikohet në Shqipëri, kostoja ekonomike mund të jetë e krahasueshme me barrën që shkaktojnë sëmundje të tjera kronike si goditjet në tru ose skleroza multiple. Sipas OECD kostoja e Covidit ë gjatë vjen kryesisht nga humbja e fuqisë punëtore dhe jo vetëm nga shpenzimet mjekësore.

Në planin shëndetësor, raporti vlerëson se kostoja direkte për trajtimin e kësaj sindrome në vendet e zhvilluara do të mbetet e lartë, rreth 11 miliardë dollarë në vit. Shqipëria, e cila po përballet me një popullatë në plakje dhe emigrim të forcës së re të punës, e ka jetike të integrojë protokolle të qarta për trajtimin e këtyre pacientëve. Deri më tani, vetëm gjashtë vende të BE-së kanë protokolle zyrtare dhe të koordinuara të kujdesit. Mungesa e trajnimit të mjekëve dhe mosnjohja e sindromës në vlerësimet e paaftësisë për punë mbeten sfida kritike që mund të lënë shumë shqiptarë pa mbështetjen e duhur sociale.

Ekspertët OECD bëjnë thirrje që vendet duke përfshirë edhe Shqipërinë të përfshijnë njohjen zyrtare të diagnozës përmes kodimeve të unifikuara (ICD-10) dhe të përshtasin skemat e sigurimeve shoqërore për të mbështetur riintegrimin e pacientëve të dëmtuar nga COVID

Sipas raportit të OECD-së, infektimet e reja me SARS-CoV-2 vazhdojnë të rëndojnë barrën ekonomike të Long COVID përmes një fluksi të vazhdueshëm rastesh të reja çdo vit. Ndikimi i këtyre infektimeve pasqyrohet kryesisht në produktivitetin e forcës punëtore dhe në shpenzimet e qëndrueshme shëndetësore.

Raporti parashikon se nëse ruhet një nivel i ulët i transmetimit të virusit, që çon në raste të reja, humbjet vjetore do të jenë rreth 0.1% e PBB-së. Në një skenar me transmetim të moderuar, kjo humbje stabilizohet në rreth 0.2% të PBB-së gjatë viteve 2030.

Edhe pse kulmi ka kaluar, infektimet e reja bëjnë që Long COVID të mbetet një gjendje mbizotëruese. Nëse supozohet një incidencë e vazhdueshme prej 5% e COVID-19, prevalenca e Long COVID stabilizohet në rreth 0.6% të popullsisë, llogarit studimi i OECD. Nëse incidenca është 10%, prevalenca mbetet mbi 1% gjatë gjithë viteve të projektuara.

Shpenzimet direkte mjekësore për të trajtuar rastet e reja dhe ato ekzistuese parashikohen të mbeten të larta, rreth 11 miliardë dollarë në vit për vendet e OECD-së deri në vitin 2035.

Megjithëse rreziku për të zhvilluar Long COVID është ulur, me variantet më të reja krahasuar me llojin original të Covid, infektimet e përsëritura mbeten faktorë përcaktues për numrin e njerëzve që do të jetojnë nën kërcënimin e virusit.

Artikulli paraprakSulm me armë në shkollë në Turqi, 16 të plagosur, autori vret veten
Artikulli i rradhës Ligji për çmimet tavan, çka fitojnë dhe çka humbin qytetarët

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.