Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Haxhiu për presidentin: Vendit nuk i duhet zgjedhjet e jashtëzakonshme

Lajme 23/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se është vendosur që më 27 prill të mbahet seancë plenare, e cila nuk do të ketë në rend dite çështjen e presidentit.

Ajo ka theksuar se në seancën e 27 prillit do të trajtohen çështje me rëndësi, përfshirë shqyrtimin e Projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes.

Albulena Haxhiu, njëherësh edhe ushtruese e detyrës së presidentit të Kosovës, foli edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentës së vendit.

“Ende jemi në pritje të një konsensusi sa i përket çështjes së presidentit të ardhshëm. Mendoj që është gabim që një javë para përmbylljes së afatit për president të dilet me përfundimin se kjo çështje është e mbyllur, sepse është dashur që gjithë kjo javë të shfrytëzohet në drejtim të arritjes së konsensusit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se vendit nuk i nevojiten zgjedhje të jashtëzakonshme, duke theksuar se situata aktuale po i ngjan asaj të vitit të kaluar, kur sipas saj mungonte vullneti për të dalë nga bllokada politike.

“Vendit nuk i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme. Situata aktuale po ngjason me atë të vitit të kaluar kur nuk kishte vullnet për të dalë nga bllokada e krijuar”, është shprehur ajo dhe ka shtuar se është e gatshme të heqë dorë nga pozita e kryetares së Kuvendit, që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

Haxhiu ka dënuar gjuhen fyese të deputetit të Guxo-së, Fatos Gecit. Ajo tha se si kryetare nuk do ta lejojë që Kuvendi të shndërrohet në arenë përplasjesh.

“Unë përveç që i kam tërhequr vërejtën deputetit Geci, po ashtu në kërkesën e tij për të replikuar përfaqësuesit të PDK-së nuk e kam lejuar, e kam dënuar atë gjuhë. Për mua ajo gjuhë është e papranueshme, përçarëse dhe goditje ndaj veprës madhështore të Ushtrisë Çlirimare të Kosovës”, tha ajo.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 27 prill në ora 10:00, ku do të adresohen disa çështje të rëndësishme, me fokus të veçantë anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

 

Artikulli paraprakStudim: Ndryshimet në stilin e jetesës përmirësojnë më shumë njohjen tek demenca e hershme sesa disa terapi medikamentoze
Artikulli i rradhës Nis punën drejtori i ri i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.