Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dieta keto mund të ndihmojë në arritjen e remisionit të diabetit tip 2

Jetë 27/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 590 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me diabet, dhe mbi 90% e tyre kanë diabet të tipit 2. Edhe pse aktualisht nuk ekziston një kurë për këtë sëmundje, është e mundur të arrihet remisioni përmes ndryshimeve në stilin e jetesës, si humbja në peshë, aktiviteti fizik i rregullt dhe një ushqyerje e shëndetshme.

Një studim i ri ka zbuluar se dieta ketogjenike (keto), e cila është e pasur me yndyrna dhe e varfër në karbohidrate, mund të ofrojë përfitime më të mëdha për personat me diabet tip 2 krahasuar me një dietë tradicionale me pak yndyrë, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit sugjerojnë se kjo dietë mund të rrisë gjasat për përmirësim të ndjeshëm, madje edhe për arritjen e remisionit të sëmundjes.

Me remision të diabetit do të thotë që niveli i sheqerit në gjak është kthyer në vlera normale ose pothuajse normale për një periudhë të gjatë, pa pasur nevojë për ilaçe për diabetin (ose me shumë më pak ilaçe, sipas rastit). Në këtë formë, diabeti nuk konsiderohet i “shëruar”, por sëmundja është në gjendje të qetë dhe e kontrolluar mirë.

Në këtë studim morën pjesë 51 të rritur, të moshës 55 deri në 62-vjeç, të gjithë të diagnostikuar me diabet tip 2.

Ata u ndanë në dy grupe dhe ndoqën për 12 javë ose dietën keto ose një dietë me pak yndyrë.

Qëllimi kryesor ishte të vlerësohej ndikimi i këtyre dietave në funksionin e qelizave beta të pankreasit, të cilat janë përgjegjëse për prodhimin e insulinës.

Për këtë, studiuesit analizuan raportin midis proinsulinës dhe C-peptidit, një tregues i rëndësishëm i efikasitetit të qelizave beta.

Rezultatet treguan se kufizimi i karbohidrateve mund të sjellë përmirësime të dukshme në këtë funksion, duke ndihmuar në kontrollin më të mirë të niveleve të sheqerit në gjak.

Sipas autorëve të studimit, dietat me pak karbohidrate janë të lidhura me përfitime të shumta për pacientët me diabet tip 2, përfshirë uljen e HbA1c (një tregues i nivelit mesatar të sheqerit në gjak), presionit të gjakut dhe triglicerideve.

Ata theksojnë se dieta keto mund të jetë një komponent i rëndësishëm i trajtimit përmes stilit të jetesës.

/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKonjufca e Mulhaxha-Kollçaku tërheqin kandidaturat për president
Artikulli i rradhës Nga ora 20:30 seanca për zgjedhje të presidentit, Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha kandidate

Ju sugjerojmë

Stërvitja e forcës pas të 40-ave: Ekspertet tregojnë si të filloni dhe pse ia vlen

24/06/2026 Jetë

Studimi ngre dyshime: Suplementet omega-3 mund të mos parandalojnë Alzheimerin

24/06/2026 Jetë

Vetëm pesë minuta lëvizje në orë mund të përmirësojnë humorin dhe të ulin lodhjen

24/06/2026 Jetë

UNAIDS: Shkurtimi i fondeve amerikane për HIV/AIDS në Afrikën e Jugut mund të kushtojë jetë njerëzish

24/06/2026 Jetë

Realizohet transplanti i parë në botë i mushkërive mes dy personave HIV-pozitivë

24/06/2026 Jetë

Ushtrimet e forcës në moshën e mesme lidhen me rrezik më të ulët për diabetin e tipit 2

24/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.