Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues

Lajme 05/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas vendimit, në 38 komuna do të jenë gjithsej 949 qendra votimi.Prej tyre, 911 do të shërbejnë për votim të rregullt, ndërsa 38, nga një për secilën komunë, do të përdoren vetëm për votim me kusht.

Po ashtu, KQZ miratoi edhe listën e 38 Qendrave Komunale të Numërimit, ku do të bëhet numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike pas ditës së zgjedhjeve.

Në të njëjtën mbledhje u prezantua edhe raporti i Listës Preliminare të Votuesve, sipas të cilit numri i përgjithshëm i votuesve është 2,092,202, që është për 15,912 më shumë krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Numri i votuesve që do të votojnë për herë të parë është 22,131.

Prej tyre, 16,933 kanë arritur moshën 18-vjeçare pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa 5,198 janë regjistruar për herë të parë ose kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.

Nga votuesit e rinj, 51.70 për qind janë meshkuj dhe 48.30 për qind femra.Ndërkaq, nga lista janë larguar gjithsej 6,219 votues, prej të cilëve 5,826 si persona të vdekur dhe 393 për shkak të humbjes së shtetësisë.

Po ashtu, në listën votuese nuk janë përfshirë edhe 6,797 persona të identifikuar si të vdekur përmes verifikimeve të institucioneve përkatëse gjatë vitit 2025./EO/

Artikulli paraprakMbi 1700 vizita specialistike dhe 52 operacione brenda javës në Spitalin e Gjakovës
Artikulli i rradhës OIK nderon me mirënjohje infermieren Luljeta Borovci

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.