56 studentë të Akademisë së Policisë në Shqipëri janë paraqitur me simptoma helmimi në shërbimin infektiv, pasi dyshohet se kanë konsumuar ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë.
Studentët u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore, dhe vetëm dy prej tyre u shtruan, ndërsa pjesa tjetër u lirua nga spitali, raportoi TCH.
Pas ngjarjes janë marrë mostra të ushqimit për analiza laboratorike, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik.
Pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Policisë është arrestuar teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering. Po ashtu është shpallur në kërkim administratorja.




