Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këta janë dy kirurgët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë nën dyshimin për marrje ryshfeti

Lajme 13/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda Spitalit, se kirurgët e arrestuar janë Ekrem Sefiu dhe Valdet Rexhepi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në një njoftim për media ka bërë të ditur se Sefiu është i dyshuar për marrje të ryshfetit në tre raste, kurse Rexhepi në pesë raste.

“Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari E.S. në tri raste, ndërsa i dyshuari V.R. në pesë raste, kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët për ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Kjo është hera e dytë që arrestohen këta dy kirurg për veprën e njëjtë. Rexhepi ishte arrestuar në vitin 2016 dhe ishte dënuar nga gjykata me gjobë prej 2400 Euro. Kurse Sefiu është arrestuar në vitin 2023 dhe ndaj tij është ngritur aktakuza e cila është ende në proces.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë për të ndaluarit.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe çdo formë tjetër të kriminalitetit që cenon sundimin e ligjit, sigurinë publike dhe besimin e qytetarëve në institucionet publike”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFoshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës, Policia jep detaje
Artikulli i rradhës Nën moton “Të veprojmë për veten, për të tjerët, për të gjithë ne” nis Java e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.