Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 11 deri më 17 maj 2026 shënohet Java e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, e cila këtë vit organizohet me moton “Të veprojmë për veten, për të tjerët, për të gjithë ne”.
Sipas ministrisë, kjo javë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit mendor dhe të promovojë mbështetjen për personat që përballen me sfida të ndryshme psikologjike dhe emocionale./Gazeta Shneta/



