Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka shpallur konkurs publik për plotësimin e katër pozitave të reja mjekësore në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë së Punës në Gjakovë.
Sipas shpalljes zyrtare, konkursi përfshin këto pozita: Mjek Specialist Neurolog, Mjek Specialist Internist , Mjek Specialist në Biokimi Klinike, dhe Mjek Specialist Otorinolaringolog, shkruan Gazeta Shneta.
Në njoftim thuhet se kandidatët duhet të plotësojnë kushtet profesionale dhe kriteret e parapara me konkurs për pozitat përkatëse.
Afati për aplikim është i hapur deri më 11 qershor 2026.
Detajet e tjera i gjeni Këtu. /Gazeta Shneta/




