Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komisioni për Sëmundje Infektive: Rreziku për paraqitjen dhe përhapjen e hantavirusit në Maqedoni është i ulët

Lajme 15/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni për Sëmundje Infektive, i formuar nga Ministria e Shëndetësisë, mbajti mbledhje me qëllim shqyrtimin e situatës lidhur me paraqitjen e një klasteri me hantavirus – varianti Andes në nivel global dhe vlerësoi se në vendin tonë rreziku për paraqitjen dhe përhapjen e virusit është i ulët, ndërsa sistemi shëndetësor është i përgatitur për përballimin e një paraqitjeje eventuale të infeksionit, njoftojnë nga MSH.

“Instituti i Shëndetit Publik disponon reagentë për vërtetimin laboratorik të virusit, si dhe procedura standarde operative për diagnostikimin e këtij virusi.

Klinika Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile disponon kapacitete të përshtatshme për trajtimin e pacientëve eventualë me simptomatologji karakteristike për infeksion me hantavirus – varianti Andes, përkatësisht posedon kushte adekuate për kujdes intensiv, ventilim mekanik dhe mbështetje respiratore.

Komisioni theksoi se varianti Andes, ndryshe nga variantet e tjera të hantavirusit, ka mundësi transmetimi nga njeriu te njeriu gjatë kontaktit të afërt dhe të zgjatur, por është e rëndësishme të theksohet se transmetimi nuk është i shpejtë dhe i lehtë si te infeksionet me koronavirus”, sqarojnë nga MSH./Telegrafi/

Artikulli paraprakSHSKUK shpall konkurs për katër mjek specialistë në Qendrën e Mjekësisë së Punës në Gjakovë
Artikulli i rradhës Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 43 raste

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.