Sot të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale të herëpashershme me diell.
Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë ditës vranësirat mund të sjellin lokalisht reshje të shkurtra shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona të kufizuara, përcjell Gazeta Shneta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë. /Gazeta Shneta/




