Konkursi për drejtorë në 14 klinika të QKUK-së ende nuk ka përfunduar.
Gjatë ditës së sotme janë shpërndarë disa postime në rrjetet sociale në të cilat pretendohet se disa kandidatë janë përzgjedhur drejtor në disa klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Por këto informata nuk janë të sakta pasi konkursi ende nuk ka përfunduar. Madje nuk ka përfunduar as faza e parë, meqë ende nuk janë publikuar rezultatet e testit me shkrim i cili është mbajtur të premten e kaluar.
Pas publikimit të rezultateve të testit me shkrim, kandidatët do t’i nënshtrohen intervistës verbale.
Ndryshe kandidatët për drejtorë në klinika janë:
Në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim kandidon Bajram Ademi, ndërsa për drejtimin e Klinikës së Pulmologjisë janë paraqitur Besim Morina dhe Shpëtim Thaçi.
Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike garojnë Shpend Haxhibeqiri, Arsim Gashi dhe Blerina Hoxha Gjuraj.
Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale kandidatët janë Nazmi Kolgeci dhe Agron Poniku, ndërsa në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv kandidon Ismet Jusufi. Për Klinikën e Neurologjisë është në garë Edmond Komoni, kurse në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare kandidon Fakir Spahiu.
Në Klinikën e Endokrinologjisë garojnë Amir Rexhepi dhe Merita Emini Sadiku, ndërsa në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale janë Enver Fekaj, Afrim Tahiri dhe Valon Zejnullahu. Në Klinikën e Reumatologjisë kandidon Avni Kryeziu.
Në Institutet Paraklinike është Fatlinda Sadiku, në Klinikën e Radiologjisë Jeton Shatri, ndërsa në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë kandidon Zef Ndrejaj.
Sa i përket Klinikës sëAlergologjisë dhe Imunologjisë Klinike janë Bardhe Selmanaj Bislimi dhe Leonora Svarca.




