Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ASK: Çmimet e konsumit në Kosovë rriten 3,9% gjatë vitit 2025

Lajme 18/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur mesatarisht për 3,9 për qind në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në publikimin e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK).

Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend gjatë vitit 2025 ka shënuar ngritje mesatare prej 3,9 për qind në raport me vitin paraprak, ndërsa të dhënat janë përpiluar duke zbatuar klasifikimin e ri COICOP 2018, me vit bazë 2025 = 100 dhe metodologji të përditësuar.

ASK-ja ka bërë të ditur se rritja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga ngritja e çmimeve te grupet kryesore të konsumit. Rritja më e madhe është regjistruar te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 7,6 për qind, pasuar nga informacioni dhe komunikimi me 6,8 për qind.

Sipas ASK-së, ngritje është regjistruar edhe te grupi i kujdesit personal, mbrojtjes sociale dhe mallrave e shërbimeve të ndryshme me 4,8 për qind, te veshjet dhe këpucët me 4,4 për qind, si dhe te mobiljet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore shtëpiake me 4,1 për qind.

ASK-ja ka njoftuar po ashtu se çmimet janë rritur edhe te grupi i strehimit, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse me 3,5 për qind, ndërsa ushqimi dhe pijet joalkoolike kanë shënuar rritje prej 3,3 për qind.

Rritje të çmimeve, sipas ASK-së, janë evidentuar edhe te sigurimi dhe shërbimet financiare me 2,7 për qind, shëndetësia me 2,7 për qind, transporti me 2,6 për qind dhe shërbimet arsimore me 2,4 për qind.

Në raportin e publikuar, ASK-ja ka theksuar se në vitin 2025 ka pasur edhe kategori ku është regjistruar rënie e çmimeve. Sipas ASK-së, rënie është evidentuar te restorantet dhe shërbimet e akomodimit me -1,4 për qind, si dhe te rekreacioni, sporti dhe kultura me -1,1 për qind.

ASK-ja ka sqaruar se publikimi i rregullt vjetor i IHÇK-së ofron të dhëna serike statistikore për ndryshimet e çmimeve të konsumit nga janari i vitit 2016 deri në dhjetor të vitit 2025, duke reflektuar metodologjinë e re të përllogaritjes së indeksit dhe zbatimin e klasifikimit COICOP 2018.

Artikulli paraprakFrika nga hantavirusi, sa e përgatitur është Evropa për kërcënimet e reja shëndetësore?
Artikulli i rradhës Ndalimi i abortit po ndikon negativisht edhe në trajtimin e aborteve spontane

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.