Oda e Mjekëve të Kosovës ka shpallur konkursin për përkrahje financiare të punimeve shkencore për vitin 2025, me qëllim të promovimit të shkencës kosovare dhe mbështetjes së zhvillimit të kapaciteteve shkencore në vend.
Sipas njoftimit, konkursi është hapur në bazë të Nenit 30 të Rregullores për Edukim të Vazhdueshëm Profesional dhe u dedikohet mjekëve kosovarë që kanë publikuar punime shkencore gjatë vitit 2025.
Nga ky konkurs do të përfitojnë dhjetë punime shkencore të përzgjedhura, ndërsa secili grant do të jetë në vlerë prej 1 mijë eurosh.
OMK-ja ka bërë të ditur se në rast se në fund të vlerësimit rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta, atëherë shuma e dedikuar do të ndahet proporcionalisht mes tyre.
Sipas kritereve të konkursit, secili kandidat ka të drejtë të aplikojë vetëm me një punim shkencor.
Afati i fundit për dorëzimin dhe pranimin e aplikimeve është deri më 5 qershor 2026.
Detajet e tjera i gjeni KËTU.




