Sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell gjatë ditës, bëjnë të ditur parashikimet meteorologjike.
Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga lokale shiu, ndërsa në disa zona reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh, përcjell Gazeta Shneta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 19 deri në 23 gradë Celsius, duke krijuar mot relativisht të butë për këtë periudhë.



