Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gruaja e deputetit Arbër Rexhaj punësohet në Spitalin e Prizrenit, lë punën paraprake para nënshkrimit të kontratës

Lajme 26/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më 17 prill, burime të “Betimit për Drejtësi” brenda Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, kanë treguar se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Arbër Rexhaj, do ta punësojë bashkëshorten në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Më 7 maj, po të njëjtat burime kanë përcjellë listën e 15 kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret për pozitën “zyrtar i lartë financiar”, në mesin e tyre, me numër 12 ishte emri i Zejnepe Rexhajt.

Bazuar në rezultatet e testit me shkrim të mbajtur më 12 maj, nga vetëm 5 aplikantët që kishin kaluar testin, Rexhaj rezultoi e para me 65.4 pikë, ndërsa kandidatja e dytë rezultoi me 63 pikë.

Mirëpo, Rexhaj rezultoi dukshëm e vlerësuar më shumë edhe në intervistë, me 28.8 pikë.

Ndërsa kandidatja që doli e dyta në vlerësimin me shkrim, nga pesë kandidatët e intervistuar, u vlerësua më së paku në intervistën me gojë, me 17 pikë.

Bazuar në rezultatet e testit me shkrim dhe intervistës me gojë, gruaja e deputetit Arbër Rexhaj, Zejnepe Rexhaj, u shpall kandidatja fituese e pozitës “zyrtar i lartë financiar” të premten e 22 majit në konkursin e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Burimet e “Betimit për Drejtësi” kanë treguar se e njëjta e kishte lënë punën në bankë ende pa u zgjedhur fituese e pozitës.

Për këtë, “Betimi për Drejtësi” të hënën e 25 majit ka shkuar në bankën ku ka punuar gruaja e deputetit Arbër Rexhaj, dhe ka kërkuar të takohet me të.

Fillimisht, punëtori i sigurimit që orienton klientët drejt punëtorëve të bankës, është shprehur se Zejnepe Rexhaj nuk punon në më bankë prej më tepër se një muaji.

“Gazetarja: Përshëndetje, a jeni lodh? Me Zejnepe Rexhajn deshta me u taku.
Punëtori i sigurimit: S’punon Zejnepja këtu.

Gazetarja: Qe sa e ka lanë?
Punëtori i sigurimit: Qe nja një muaj, bon vaki a ma tepër”.

Tutje, gazetarja është takuar edhe me menaxheren e sektorit ku ka punuar Rexhaj.

njëjta po ashtu ka konfirmuar se Rexhaj ka lënë punën prej gjashtë javësh.

“Gazetarja: Pata fol me Zejnepen, po s’po e di qe sa e ka lanë ajo punën?
Menaxherja e sektorit: Qe nja një muaj e gjysmë.

Gazetarja: A ka shku në bankë tjetër a?
Menaxherja e sektorit: Jo, nuk ka shku bankë tjetër”.

E telefonuar, Rexhaj, me t’u prezantuar gazetarja dhe bërë pyetjen se pse e ka lënë punën në bankë para 6 javësh, ka ndalur telefonin dhe çdo thirrje tjetër e  ka ndërprerë.

Më pas ka kontaktuar vetë gazetaren, duke thënë se punën në bankë e ka lënë për arsye personale.

Bazuar në deklarimin e pasurisë të vitit 2026 për vitin 2025, rezulton se nga 10 kreditë e familjes, në emër të gruas së Rexhajt janë 4 kredi aktive.

Një kredi e vitit 2021 në vlerë 24 mijë euro, të cilën i ka mbetur ta shlyejë edhe 8 mijë e 600 euro. Dy kredi të vitit 2022 në vlerë të përbashkët 16 mijë euro, të cilat i kanë mbetur t’i paguajë edhe 7 mijë e 300 euro. Dhe detyrimi i katërt është në vlerë 10 mijë euro për blerjen e banesës, për të cilën nuk ka ofruar informacione se ku dhe kur e ka marrë dhe brenda çfarë periudhë do ta shlyejë si obligim.

Lidhur me këtë, “Betimi për Drejtësi” ka tentuar të marrë përgjigje dhe nga drejtori i Spitalit, Osman Hajdaraj, i cili ka kërkuar që pyetjet t’i adresohen me shkrim.

Në përgjigjen me shkrim të spitalit, kanë thënë se pozita është hapur për plotësimin e nevojave të spitalit, duke mohuar të ketë të bëjë me gruan e deputetit Rexhaj.

“Pozita Zyrtar/e i lart financiar-e është hapur sipas nevojës së institucionit, pasi zyrtarja kryesore financiare ka kontratë të punës në kohë të caktuar deri më datën 06.06.2026. Kjo pozitë është shpallur si procedurë e rregullt e planifikimit të mbulimit të pozitave të nevojshme institucionale dhe nuk ka të bëjë me ndonjë emër të veçantë, pasi konkursi ka qenë publik dhe me të drejtë aplikimi për të gjithë kandidatët që i kanë plotësuar kushtet e konkursit.Më 22.05.2026 është publikuar lista nr.11/37 e rezultatit përfundimtar të testit me shkrim dhe intervistimit me gojë për pozitën Zyrtar/e i lart financiar-e. Sipas vlerësimit të Komisionit përzgjedhës nga pikët e fituara në testin me shkrim dhe intervistimin me gojë kandidatja Zejnepe Rexhaj ka dal fituese me më së shumti pikë të fituar, 94.2, duke u shpallur kandidate e pranuar për pozitën Zyrtar/e i lart financiar-e”, thuhët në përgjigjen e spitalit.

Në anën tjetër, të njëjtit kanë thënë se nga e premtja e 22 majit nuk kanë pranuar ende ndonjë ankesë nga kandidatët e tjerë, lidhur me vlerësimin dhënë nga komisioni.

“Deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë ankesë lidhur me vlerësim jomeritor”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të marrë një përgjigje nga deputeti Rexhaj, mirëpo i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe shkrimeve të gazetares deri në momentin e publikimit të lajmit. /BetimipërDrejtësi

Artikulli paraprakNjë person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës
Artikulli i rradhës BE-ja shton presionin për kontrollin e duhanit dhe nikotinës, Kosova ende pa konsensus

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.