Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vala e hershme e të nxehtit në Spanjë shkakton numër rekord vdekjesh në muajin maj

Lajme 05/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Temperaturat jashtëzakonisht të larta të regjistruara gjatë muajit maj kanë shkaktuar një numër rekord vdekjesh të lidhura me nxehtësinë në Spanjë, edhe para fillimit zyrtar të verës.

Sipas Sistemit të Monitorimit të Vdekshmërisë Ditore (MoMo), gjatë majit u regjistruan 101 vdekje të atribuara temperaturave të larta, shifra më e lartë e raportuar për këtë muaj që nga fillimi i monitorimit në vitin 2015.

Ky numër është 3.6 herë më i lartë se mesatarja e vdekjeve të lidhura me nxehtësinë të regjistruara gjatë muajit maj në dekadën e fundit. Të dhënat tregojnë se valët e të nxehtit po shfaqen gjithnjë e më herët gjatë vitit, duke rritur ndikimin e tyre në shëndetin e popullatës, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Ministrja e Shëndetësisë, Mónica García, theksoi se problemi nuk qëndron vetëm te temperaturat më të larta, por edhe te fakti se nxehtësia po mbërrin më herët se zakonisht. Sipas saj, organizmi i njerëzve nuk ka kohë të përshtatet me këto ndryshime, ndërsa shumë qytetarë nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet që sjell ekspozimi ndaj temperaturave ekstreme.

Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se rreziku i vdekshmërisë rritet me 9.1% deri në 10.7% për çdo gradë Celsius që tejkalon pragun e konsideruar të rrezikshëm për shëndetin.

Të dhënat afatgjata tregojnë gjithashtu ndikimin e madh të nxehtësisë ekstreme në Spanjë. Midis viteve 2015 dhe 2025, janë vlerësuar 27,564 vdekje të lidhura me temperaturat e larta. Viti më i rëndë ishte 2022 me 4,789 vdekje, ndërsa në vitin 2025 u regjistruan 3,832 vdekje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërfshirja e një fëmije në tubim, PZAP ndëshkon LDK-në me 5 mijë euro
Artikulli i rradhës ATK: Për 5 muaj kemi mbledhur mbi gjysmë miliardi euro tatime

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.