Reparti i Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka trajtuar gjithsej 1,928 pacientë gjatë muajit maj.
Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 97 raste aksidentesh, shtatë raste të lëndimeve nga rrahjet dhe katër raste të dhunës në familje.
Ndërkohë, 13 pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë.
Nga rastet e trajtuara gjatë muajit maj, pesë kanë përfunduar me vdekje, ndërsa ekipet mjekësore kanë ofruar kujdes të vazhdueshëm për pacientët që kanë kërkuar ndihmë urgjente mjekësore.


