Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHBA: Dezinformatat për fruthin po shtyjnë prindërit të japin doza të rrezikshme të vitaminës A

Lajme 12/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rastet e mbidozimit me vitaminë A te fëmijët janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025 në Shtetet e Bashkuara, duke ngritur shqetësime te ekspertët e shëndetit publik. Sipas të dhënave të Qendrës së Helmimit nga janari deri në mars u regjistruan 86 raste të ekspozimit të tepërt ndaj vitaminës A, një rritje prej 38.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Studiuesit besojnë se kjo rritje lidhet me përhapjen e dezinformatave gjatë shpërthimit të fruthit në vitin 2025, kur u raportuan mbi 2,200 raste në 45 juridiksione amerikane. Në rrjete sociale, podkaste dhe media të ndryshme u përhapën pretendime se vitamina A ose vaji i mëlçisë së merlucit mund të parandalonin ose trajtonin fruthin, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto pretendime janë të pasakta. Vitamina A nuk e parandalon infektimin me virusin e fruthit dhe nuk e shëron sëmundjen. Ajo mund të ndihmojë vetëm në raste të veçanta, kur një fëmijë me fruth ka mungesë të konfirmuar të vitaminës A, duke ulur rrezikun e komplikimeve të rënda.

Mjekët paralajmërojnë se marrja e tepërt e vitaminës A mund të jetë e rrezikshme, pasi ajo grumbullohet në organizëm. Ndryshe nga vitaminat që treten në ujë, vitamina A është e tretshme në yndyrë dhe nivelet e larta mund të shkaktojnë efekte të dëmshme për shëndetin.

Shenjat e mungesës së vitaminës A përfshijnë verbërinë e natës, tharjen e syve dhe rritjen e rrezikut për infeksione. Megjithatë, shumica e njerëzve që ushqehen në mënyrë të balancuar marrin sasi të mjaftueshme të saj nga ushqimet si frutat, perimet, drithërat dhe peshku.

Ekspertët këshillojnë që suplementet me vitaminë A të merren vetëm me rekomandim mjekësor dhe pas analizave përkatëse, pasi vetë-mjekimi me doza të larta mund të sjellë më shumë rrezik sesa përfitim. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInteligjenca artificiale mund të zbulojë kancerin e gjirit deri në 6 vjet para diagnostikimit
Artikulli i rradhës A mund të ndihmojë psilocibina pacientët me Alzheimer? Rasti që po tërheq vëmendjen e studiuesve

Ju sugjerojmë

Numërohen mbi 90 për qind të votave, kandidatët më të votuar në partitë kryesore

12/06/2026 Lajme

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

12/06/2026 Lajme

53 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, një me fatalitet

12/06/2026 Lajme

Shtatë foshnja lindën në 24 orët e fundit, mbi 430 vizita u realizuan në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

12/06/2026 Lajme

Mbi 1900 pacientë morën trajtim në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës gjatë muajit maj

12/06/2026 Lajme

Ndarja e karrigeve të deputetëve, KQZ nis përditësimin e të dhënave

12/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.