176 vendvotime nga 185 për sa ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shkojnë në rinumërim, tashmë janë rinumëruar.
Tani kanë mbetur edhe nëntë vendvotime që t’i nënshtrohen këtij procesi, e të cilat ende nuk janë procesuar.
Ky numër përbën 7.41% të vendvotimeve nga gjithsej 2 mijë e 498 vendvotime të rregullta në të cilat është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026.
KQZ i është referuar kësaj si masë kontrolli për të adresuar problemet e evidentuara në disa nga Qendrat Komunale të Numërimit gjatë numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar.
“…ka për qëllim të sigurohet që numërimi është zhvilluar me saktësi”, thuhet në njoftim.


