Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy vajza nga Kosova

Lajme 22/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy vajza nga Topanica e Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, që ndodhi në autostradën A5 pranë Appeweierit, të dielën.

Mediat kosovare kanë raportuar se bëhet fjalë për E.Z. 24-vjeçare dhe A.Z 18-vjeçare, nga fshati Topanicë.

Lidhur me rastin kanë shkruar edhe mediat gjermane. Raportohet se një person i përfshirë në aksident ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas raportimeve të para, shkaku i aksidentit ka qenë një manovër e gabuar për ndryshimin e korsisë, ku dy automjete me shpejtësi të lartë u përplasën me njëra-tjetrën, duke shkaktuar aksidentin përplasjen fatale.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, pasagjerët e katër automjeteve nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa dy vajzat që udhëtonin së bashku në një makinë humbën jetën në vendngjarje.

Autostrada A5, në afërsi të daljes së Appenweierit në drejtim të Karlsruhe-s, mbeti e mbyllur plotësisht deri rreth orës 20:00 sipas orës lokale.

Policia rrugore e Baden-Badenit ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit, ndërkohë, dëmi material i shkaktuar nga aksidenti vlerësohet të jetë mbi 100 mijë euro.

Artikulli paraprakMjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë
Artikulli i rradhës Mbi 1000 raste të trajtuara me kancer të gjirit në Maqedoninë e Veriut

Ju sugjerojmë

26-vjeçari humb jetën në vendpunishte në Prizren pasi goditet nga vinçi

22/06/2026 Lajme

Më shumë se gjysma e Francës nën alarm të kuq ndërsa vala e të nxehtit po intensifikohet

22/06/2026 Lajme

KQZ-ja në pritje të përfundimit të ankesave për shpalljen e rezultateve

22/06/2026 Lajme

Mbi 1000 raste të trajtuara me kancer të gjirit në Maqedoninë e Veriut

22/06/2026 Lajme

31 foshnje lindën në Spitalin e Pejës gjatë javës së kaluar

22/06/2026 Lajme

Tre pacientë me HIV në infektivë, njëri në gjendje të rëndë

22/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.