Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) kanë reaguar lidhur me raportimet për mungesë të disa llojeve të penjve kirurgjikë në institucionet publike shëndetësore.
Përmes një njoftimi, ShSKUK ka bërë të ditur se klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale kanë qenë të furnizuara me penjë kirurgjikë, sipas nevojave dhe specifikave të shërbimeve që ofrojnë, përcjell Gazeta Shneta.
Megjithatë, QKUK, ka konfirmuar se ka pasur mungesë të përkohshme të disa numrave specifikë të penjve kirurgjikë.
Sipas njoftimit, furnizimi me këto produkte është realizuar gjatë ditës së djeshme në Barnatoren Qendrore, ndërsa ato pritet të shpërndahen në klinika dhe spitale gjatë ditëve në vijim.
Tutje, në njoftim thuhet se asnjë procedurë kirurgjikale nuk është pezulluar apo anuluar për shkak të mungesës së penjve kirurgjikë.
Në reagim thuhet se furnizimi me materiale mjekësore është realizuar në vazhdimësi, bazuar në kërkesat dhe planifikimet e institucioneve shëndetësore.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme është raportuar për mungesë të penjëve kirurgjikal në disa klnika të QKUK -ë dhe spitaleve rajonale.


