Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti fatal që ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri me dije se aksidenti ka ndodhur në mesditë.
“Rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes. Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, deklaroi Pllana.


