Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushtrimet e forcës në moshën e mesme lidhen me rrezik më të ulët për diabetin e tipit 2

Jetë 24/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Personat që praktikojnë rregullisht ushtrime të forcës gjatë moshës së mesme mund të ulin ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2, sugjeron një studim i ri i publikuar në revistën shkencore “JAMA Network Open”.

Hulumtimi përfshiu më shumë se 143 mijë të rritur në Shtetet e Bashkuara, të cilët u ndoqën për një periudhë deri në 19 vjet.

Rezultatet treguan se personat që kryenin të paktën dy orë ushtrime të forcës në javë kishin 27 për qind më pak gjasa të zhvillonin diabet të tipit 2 krahasuar me ata që nuk angazhoheshin në këtë lloj aktiviteti fizik.

Përfitimet më të mëdha u vunë re tek ata që e ruajtën këtë rutinë gjatë gjithë moshës së mesme.

+Sipas studiuesve, ky grup kishte 42 për qind rrezik më të ulët për diabetin e tipit 2.

Ekspertët theksojnë se ushtrimet e forcës, si ngritja e peshave apo aktivitetet që forcojnë muskujt, luajnë rol të rëndësishëm në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në parandalimin e çrregullimeve metabolike.

Studimi zbuloi gjithashtu se rreziku më i ulët për diabet u regjistrua tek personat që kombinonin ushtrimet e forcës me aktivitet aerobik të rregullt dhe reduktonin kohën e kaluar ulur, përfshirë shikimin e televizorit për periudha të gjata.

Endokrinologia Shirin Jaggi, e cila shqyrtoi rezultatet e studimit, tha se gjetjet konfirmojnë rëndësinë e aktivitetit fizik në parandalimin e diabetit, por njëkohësisht nxjerrin në pah rolin e veçantë të ushtrimeve të forcës.

Sipas saj, më e rëndësishme se kohëzgjatja e ushtrimeve është vazhdimësia dhe konsistenca afatgjatë në kryerjen e tyre.

Autorët e studimit rekomandojnë që ushtrimet e forcës të përfshihen më gjerësisht në strategjitë dhe udhëzimet për parandalimin e diabetit të tipit 2.

Artikulli paraprakStudim: Psoriaza lidhet me probleme të caktuara të gjumit
Artikulli i rradhës Realizohet transplanti i parë në botë i mushkërive mes dy personave HIV-pozitivë

Ju sugjerojmë

UNAIDS: Shkurtimi i fondeve amerikane për HIV/AIDS në Afrikën e Jugut mund të kushtojë jetë njerëzish

24/06/2026 Jetë

Realizohet transplanti i parë në botë i mushkërive mes dy personave HIV-pozitivë

24/06/2026 Jetë

Studim: Psoriaza lidhet me probleme të caktuara të gjumit

24/06/2026 Jetë

Rritet ndjeshëm përdorimi i qeseve me nikotinë te të rinjtë, ekspertët paralajmërojnë për valë të re varësie

24/06/2026 Jetë

Sa kontrolle shëndetësore ju duhen vërtet? Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e testimeve të panevojshme

23/06/2026 Jetë

Ekspertët paralajmërojnë: Teprimi me suplementet mund të dëmtojë shëndetin

23/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.