Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Realizohet transplanti i parë në botë i mushkërive mes dy personave HIV-pozitivë

Jetë 24/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ekip mjekësh në Qendrën Mjekësore Universitare NYU Langone në Shtetet e Bashkuara ka realizuar transplantin e parë në botë të mushkërive nga një dhurues HIV-pozitiv te një pacient HIV-pozitiv.

Procedura konsiderohet një arritje historike, pasi zgjeron mundësitë për transplantim te personat që jetojnë me HIV, duke shtuar numrin e dhuruesve potencialë që më parë nuk mund të merreshin në konsideratë. “Ky është një moment vendimtar për komunitetin e personave me HIV dhe përfaqëson progres të vërtetë drejt barazisë në transplantimin e organeve”, tha Sapna Mehta, drejtoreshë klinike e Institutit të Transplanteve në NYU Langone dhe një nga hartueset e protokollit kërkimor që bëri të mundur këtë ndërhyrje.

Sipas të dhënave, rreth 1.2 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara jetojnë me HIV. Falë përparimeve në terapitë antiretrovirale (ART), shumica e tyre mund të bëjnë jetë të gjatë dhe të shëndetshme, me një jetëgjatësi pothuajse normale dhe pa rrezik të transmetimit të virusit kur trajtimi ndiqet siç duhet.

Përfituesi i transplantit është 56-vjeçari Bertrand Nelson, i cili jeton me HIV prej afro 26 vitesh. Në vitin 2000, ai u diagnostikua me HIV dhe sarkoidozë, një sëmundje inflamatore që mund të prekë mushkëritë dhe organet e tjera. Për vite me radhë gjendja e tij mbeti nën kontroll, por në vitin 2021 ai u prek nga sëmundja e Legjionarëve dhe kaloi javë të tëra në spital për shkak të pneumonisë së rëndë.

Infeksioni aktivizoi sërish sarkoidozën, e cila filloi të dëmtonte mëlçinë e tij. Gjendja u përkeqësua gjatë vitit 2024, duke e bërë të varur nga oksigjeni për frymëmarrje. Mjekët e referuan në Institutin e Transplanteve të NYU Langone për vlerësim të mundshëm për transplant të mushkërive dhe mëlçisë. Në kuadër të programit kërkimor të krijuar sipas HOPE Act, Nelson u përzgjodh për një transplant të dyfishtë.

Artikulli paraprakUshtrimet e forcës në moshën e mesme lidhen me rrezik më të ulët për diabetin e tipit 2
Artikulli i rradhës 613 të porsalindur u trajtuan në Kujdesin Intensiv Neonatal të QKUK-së nga janari deri në maj

Ju sugjerojmë

Vetëm pesë minuta lëvizje në orë mund të përmirësojnë humorin dhe të ulin lodhjen

24/06/2026 Jetë

UNAIDS: Shkurtimi i fondeve amerikane për HIV/AIDS në Afrikën e Jugut mund të kushtojë jetë njerëzish

24/06/2026 Jetë

Ushtrimet e forcës në moshën e mesme lidhen me rrezik më të ulët për diabetin e tipit 2

24/06/2026 Jetë

Studim: Psoriaza lidhet me probleme të caktuara të gjumit

24/06/2026 Jetë

Rritet ndjeshëm përdorimi i qeseve me nikotinë te të rinjtë, ekspertët paralajmërojnë për valë të re varësie

24/06/2026 Jetë

Sa kontrolle shëndetësore ju duhen vërtet? Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e testimeve të panevojshme

23/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.