Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fundi i afërt i shpërthimit vdekjeprurës? OBSH jep lajmin e shumëpritur për hantavirusin

Lajme 25/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpërthimi i hantavirusit, i cili tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare muajin e kaluar, pritet të përfundojë zyrtarisht më 2 korrik, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Gjatë një konference për media në Gjenevë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se numri i rasteve të konfirmuara mbetet 13, përfshirë tre viktima, raporton Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Që nga raportimi i shpërthimit më 2 maj, janë identifikuar mbi 650 kontakte në 33 vende dhe territore. Sipas OBSH-së, shumica e tyre e kanë përfunduar periudhën e karantinës, ndërsa 54 persona të mbetur pritet ta përfundojnë atë deri më 2 korrik.

Nëse deri atëherë nuk raportohen raste të reja, organizata do ta konsiderojë shpërthimin të mbyllur.

Rasti shkaktoi shqetësim global pasi disa pasagjerë të anijes turistike MV Hondius, me flamur holandez, shfaqën simptoma të rënda të sëmundjes gjatë një udhëtimi në Atlantikun Jugor. Anija ishte nisur nga Ushuaia e Argjentinës më 1 prill dhe kishte ndaluar në disa ishuj të rajonit.

Vdekja e parë u regjistrua më 11 prill, ndërsa dy viktima të tjera humbën jetën më 26 prill dhe 2 maj. Pasagjerët e mbetur u evakuuan më vonë në Tenerife.

OBSH-ja ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me autoritetet lokale për të hetuar burimin dhe përhapjen e virusit. Po ashtu, po punohet për dërgimin e një mostre të virusit në qendrën BioHub në Zvicër, gjë që mund të ndihmojë në zhvillimin e testeve diagnostikuese, trajtimeve dhe vaksinave për shpërthime të ardhshme.

Hantaviruset transmetohen kryesisht nga brejtësit dhe mund të shkaktojnë sëmundje të rënda, madje edhe fatale te njerëzit. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore amerikane konfirmuan se asnjë rast i sëmundjes nuk u regjistrua në Shtetet e Bashkuara si pasojë e këtij shpërthimi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
Artikulli i rradhës Ky shtet indian po përpiqet të sigurojë që askush të mos plaket vetëm

Ju sugjerojmë

Tre persona humbin jetën nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në Turqi

25/06/2026 Lajme

Një trevjeçar në Paris vdes brenda veturës i bllokuar nga nxehtësia, nëna e tij në spital në gjendje shok

25/06/2026 Lajme

Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për studentët

25/06/2026 Lajme

Brenda 24 orëve, 31 persona lëndohen në aksidente trafiku

25/06/2026 Lajme

Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë

25/06/2026 Lajme

I burgosuri nga Kosova shtirej se gëlltiti detergjent, arratiset nga spitali

25/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.