Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shpresë për një vaksinë kundër diarresë së rëndë, studiuesit hedhin një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të saj

Lajme 26/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ekip ndërkombëtar studiuesish ka bërë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të një vaksine kundër një prej shkaktarëve kryesorë të diarresë së rëndë.

Teknologjia e zhvilluar nga Universiteti i Bergenit në Norvegji dhe institutit NORCE është licencuar nga kompania ndërkombëtare e vaksinave Valneva, e cila do të vazhdojë zhvillimin e saj.

Vaksina synon bakterin Enterotoxigenic Escherichia coli (ETEC), një nga shkaqet më të zakonshme të diarresë bakteriale, që prek miliona njerëz çdo vit, veçanërisht fëmijët në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Profesori Halvor Sommerfelt tha se marrëveshja është rezultat i dekadave të kërkimit dhe tregon potencialin e madh të teknologjisë për t’u shndërruar në një vaksinë efektive.

Studiuesit janë fokusuar në neutralizimin e një toksine të bakterit ETEC, e cila konsiderohet një nga sfidat më të mëdha në zhvillimin e vaksinave kundër kësaj sëmundjeje.

Sipas tyre, ende nuk ekziston një vaksinë që ofron mbrojtje të gjerë kundër ETEC, ndërsa synimi afatgjatë është që vaksina e re të ndihmojë në uljen e rasteve të diarresë së rëndë dhe të bëhet e qasshme sidomos për fëmijët në vendet ku kjo sëmundje vazhdon të jetë një problem serioz shëndetësor.

Artikulli paraprakTre në katër pacientë duan që diagnozën e kancerit ta marrin drejtpërdrejt nga mjeku, jo përmes portalit elektronik
Artikulli i rradhës Haxhiu: Kosova do të ketë qendër rehabilitimi për të varurit nga droga

Ju sugjerojmë

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

26/06/2026 Lajme

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

26/06/2026 Lajme

Spanja dhe Zvicra dërgojnë ekipet e para të shpëtimit në Venezuelë

26/06/2026 Lajme

Hiqen nga tregu kekët me Nutella në Gjermani, dyshohet për copa metali

26/06/2026 Lajme

Rritet në 589 numri i viktimave në Venezuelë

26/06/2026 Lajme

IHMK: Rritje graduale e temperaturave gjatë 5 ditëve të ardhshme

26/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.