Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nesër do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
‘’Ju njoftoj se të shtunën (27 qershor 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor’’, ka thënë Elezi për EO.


