Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të mos quhet më “kancer”? Studiuesit propozojnë ndryshimin e emërtimit për formën me rrezik të ulët të kancerit të prostatës

Jetë 06/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit po propozojnë që forma me rrezik më të ulët e kancerit të prostatës të mos quhet më “kancer”, duke argumentuar se një ndryshim i tillë mund të ulë ankthin te pacientët, të shmangë trajtimet e panevojshme dhe madje të shpëtojë më shumë jetë.

Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore JAMA Oncology, emërtimi aktual i Grade Group 1 (GG1) si kancer mund të shkaktojë më shumë dëm sesa përfitim, pasi kjo formë e sëmundjes ka rrezik shumë të ulët dhe në shumicën e rasteve nuk bëhet kërcënuese për jetën.

Autorët e studimit propozojnë që GG1 të përshkruhet si një gjendje parakanceroze ose si një sëmundje e prostatës, në vend që të etiketohet si kancer.

Sipas analizës së tyre, një ndryshim i tillë mund të parandalojë rreth 2,400 vdekje nga kanceri i prostatës çdo vit.

“Pacientët meritojnë informacion që pasqyron rrezikun real të sëmundjes së tyre, jo vetëm një etiketë që mund të krijojë frikë ose konfuzion”, tha autori kryesor i studimit, Dr. Scott Eggener, kryetar i Urologjisë në Shkollën e Mjekësisë David Geffen në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos (UCLA).

Ai shtoi se qëllimi i studiuesve është të inkurajojnë një qasje më të kujdesshme në mënyrën se si përkufizohet dhe komunikohet forma me rrezik të ulët e kancerit të prostatës.

Forma me rrezik të ulët shpesh nuk përbën kërcënim

Sipas studiuesve, tumoret Grade Group 1 zakonisht rriten shumë ngadalë gjatë viteve apo dekadave, nëse rriten fare. Ato zakonisht nuk shkaktojnë simptoma dhe nuk bëhen të rrezikshme për jetën, përveç rasteve kur më vonë zhvillohet një formë më agresive e kancerit.

Megjithatë, vetëm marrja e diagnozës “kancer” shkakton stres dhe ankth te shumë pacientë.

Edhe pse udhëzimet mjekësore rekomandojnë mbikëqyrje aktive, pa ndërhyrje të menjëhershme, studiuesit thonë se deri në 40 për qind e burrave në Shtetet e Bashkuara zgjedhin operacionin ose radioterapinë për shkak të frikës, duke u ekspozuar ndaj efekteve anësore si mosmbajtja e urinës apo çrregullimet e funksionit seksual.

Më shumë depistim, më pak vdekje

Për studimin, studiuesit modeluan ndikimin që do të kishte ndryshimi i emërtimit të GG1.

Ata vlerësuan se rreth 32 për qind e diagnozave të reja të kancerit të prostatës i përkasin kësaj forme, që përkthehet në rreth 100,480 raste të reja çdo vit.

Sipas analizës, nëse kjo gjendje nuk do të etiketohej si kancer, më shumë burra mund të pranonin të kryenin kontrolle depistuese, pasi do të kishin më pak frikë nga trajtimet e panevojshme.

Modeli parashikon se kjo qasje mund të parandalojë rreth 2,835 vdekje falë rritjes së depistimit, ndërsa mund të shoqërohet edhe me rreth 452 vdekje shtesë te pacientët që nuk do të ndiqeshin në mënyrë të rregullt pas diagnozës.

Për këtë arsye, studiuesit theksojnë se ndryshimi i emërtimit nuk nënkupton heqjen dorë nga monitorimi mjekësor.

“Ndryshimi i terminologjisë nuk do të thotë të injorohen këto tumore apo të ndërpritet ndjekja e tyre. Do të thotë të pranojmë se jo të gjitha format e kancerit të prostatës kanë të njëjtin rrezik dhe se gjuha duhet të pasqyrojë më mirë biologjinë e sëmundjes”, tha Dr. Eggener.

Praktikë që është përdorur edhe për lloje të tjera të kancerit

Studiuesit kujtojnë se ndryshime të ngjashme në terminologji janë bërë më herët edhe për forma të caktuara të kancerit të fshikëzës urinare, qafës së mitrës dhe tiroides, kur u vlerësua se emërtimi si “kancer” nuk pasqyronte më rrezikun real të këtyre gjendjeve.

Sipas tyre, një qasje e tillë mund të ndihmojë në shmangien e trajtimeve të panevojshme, uljen e ankthit te pacientët dhe rritjen e pjesëmarrjes në programet e depistimit, duke kontribuar në uljen e vdekjeve nga format agresive të kancerit të prostatës.

Artikulli paraprakGjashtë persona të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë–Prizren
Artikulli i rradhës Sulmi fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, dy vjet e tre muaj burgim për Aurona Pelajn

Ju sugjerojmë

Cilat teste mjekësore u bëhen foshnjave pas lindjes?

06/07/2026 Jetë

Pushimet e shkurtra gjatë qëndrimit ulur mund të ulin rrezikun e vdekjes nga kanceri deri në 22%

06/07/2026 Jetë

Barnat GLP-1 lidhen me ulje të komplikacioneve serioze të diabetit tip 2

06/07/2026 Jetë

Konsumi i alkoolit lidhet me rritje të rrezikut për kancer dhe dëmtim neurologjik

06/07/2026 Jetë

Vitaminat A dhe D mund të përmirësojnë shëndetin e mushkërive te personat me astmë

06/07/2026 Jetë

Australia miraton reformën më të madhe të ligjeve për shëndetin mendor në mbi 30 vjet

05/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.