Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kafeja mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë 

Jetë 07/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konsumi i kafesë, madje edhe i kafesë pa kafeinë, mund të lidhet me një rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të rënda të mëlçisë, përfshirë cirrozën, kancerin e mëlçisë dhe vdekjet që lidhen me problemet hepatike. Këto janë gjetjet e një studimi të ri që sugjeron se kafeja mund të ketë një rol mbrojtës për shëndetin e këtij organi.

Studimi, i publikuar në revistën “Clinical Gastroenterology and Hepatology”, analizoi të dhënat e më shumë se 350 mijë pjesëmarrësve nga databaza “UK Biobank”, të cilët nuk kishin cirrozë ose kancer të mëlçisë në fillim të studimit. Studiuesit i ndoqën ata për rreth 13 vjet për të vlerësuar lidhjen mes konsumit të kafesë dhe sëmundjeve hepatike.

Rezultatet treguan se personat që konsumonin pesë ose më shumë filxhanë kafe në ditë kishin 32% më pak rrezik për cirrozë, 47% më pak gjasa për zhvillimin e kancerit të mëlçisë dhe 42% ulje të rrezikut për vdekje të lidhur me sëmundjet e mëlçisë, shkruan burimi Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, përfitimet nuk u panë vetëm te konsumimi i lartë. Edhe pirja e një deri në dy filxhanëve kafe në ditë u shoqërua me një reduktim të ndjeshëm të rrezikut për sëmundje të mëlçisë, ndërsa lidhja më e fortë u vu re te konsumimi i rreth tre deri në katër filxhanëve në ditë.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se konsumuesit e kafesë kishin nivele më të ulëta të yndyrës në mëlçi, hekurit të akumuluar, fibrozës dhe inflamacionit hepatik.

“Këto gjetje mbështesin konsumimin e moderuar të kafesë te njerëzit që tashmë e konsumojnë dhe e tolerojnë mirë atë”, tha autori kryesor i studimit, Ju Dong Yang. Megjithatë, studiuesit theksojnë se nuk rekomandohet që dikush të fillojë të pijë kafe vetëm për mbrojtjen e mëlçisë bazuar në këtë studim.

Ekspertët kujtojnë se parandalimi i sëmundjeve të mëlçisë duhet të fokusohet kryesisht në ruajtjen e një peshe të shëndetshme, kufizimin e konsumit të alkoolit, aktivitetin fizik të rregullt dhe kontrollin e sheqerit në gjak, presionit të gjakut dhe kolesterolit.

Edhe pse kafeja mund të ketë përfitime të mundshme, konsumimi i tepërt i kafeinës mund të shkaktojë rritje të rrahjeve të zemrës, rrahje të çrregullta, presion të lartë të gjakut, ankth dhe probleme me gjumin.

Për shumicën e të rriturve, kufiri i konsideruar i sigurt është deri në 400 miligramë kafeinë në ditë, që përkon afërsisht me katër filxhanë kafe ose çaji. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRrjedhja dhe bllokimi i hundës te bebet: Çfarë tregojnë këto shenja?
Artikulli i rradhës Ekspertët këshillojnë shmangien e ekraneve te fëmijët nën 2-vjeç për zhvillim më të shëndetshëm

Ju sugjerojmë

Ekspertët këshillojnë shmangien e ekraneve te fëmijët nën 2-vjeç për zhvillim më të shëndetshëm

07/07/2026 Jetë

Rrjedhja dhe bllokimi i hundës te bebet: Çfarë tregojnë këto shenja?

07/07/2026 Jetë

Studimi i ri sugjeron se vaksina BCG mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga Alzheimeri

07/07/2026 Jetë

Shkencëtarët zbulojnë një mënyrë të re për të luftuar bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

07/07/2026 Jetë

Aktiviteti fizik mund t’i ndihmojë duhanpirësit të lënë cigaren dhe të përballojnë dëshirën për nikotinë

07/07/2026 Jetë

Vitamina C me infuzion mund të ndihmojë pacientët me lëndime të rënda

07/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.