Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rriten lindjet me prerje cezariane në QKUK, Ndrejaj: Kërkesat e pacienteve dhe rastet e rënda ndikojnë në vendimmarrje

Lajme 09/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga janari deri në fund të qershorit të këtij viti, në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë kryer 3,435 lindje. 

Drejtori i Klinikës, Dr. Zef Ndrejaj, thotë se lindjet me prerje cezariane janë në rritje dhe se në këtë ndikojnë disa faktorë, duke filluar nga natyra e rasteve që trajtohen në QKUK e deri te kërkesat e pacienteve dhe presionet nga familjarët

Në një intervistë për Gazetën Shneta, Ndrejaj tha se rritja e lindjeve me prerje cezariane nuk është një fenomen që vërehet vetëm në Kosovë.

“Lindjet me prerje cezariane mund të themi se janë në rritje dhe është trend botëror. Këtu janë shumë faktorë që ndikojnë. Ndoshta nganjëherë na detyrojnë edhe kërkesat e pacienteve, ndërsa jemi edhe në fazën e përfundimit të protokolleve, të cilat do ta lehtësojnë vendimmarrjen në raste të caktuara,” thotë ai.

Sipas drejtorit, një nga arsyet kryesore është fakti se Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK është institucioni referues për rastet më të ndërlikuara nga e gjithë Kosova.

“Klinika jonë është klinikë referente. Rastet më të rënda vijnë prej rajoneve dhe kur përballesh me një rast të tillë duhet të marrësh vendime të shpejta. Në shumë raste zgjidhja më e sigurt është prerja cezariane,” u shpreh Ndrejaj.

Ai tha se gjatë procesit të lindjes mjekët përballen edhe me presione nga pacientet dhe familjarët e tyre, veçanërisht kur lindja normale zgjat për një kohë të gjatë.

“Procesi i lindjes zgjat me disa orë. Pastaj vijnë presionet familjare nga jashtë, presionet nga brenda, kërkesat e pacientes. Secili mjek e ka ndërgjegjen e vet dhe duhet të marrë vendimin që e konsideron më të sigurt për nënën dhe foshnjën,” deklaroi ai.

Ndrejaj bëri të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës janë realizuar gjithsej 3,435 lindje. Nga to, 1,458 kanë qenë me prerje cezariane, ndërsa 1,977 janë kryer me lindje vaginale.

Ai shtoi se Klinika është duke finalizuar protokollet që do të ndihmojnë në standardizimin e vendimmarrjes për mënyrën e lindjes.

“Kur të përfundojnë protokollet do ta kemi më të lehtë edhe marrjen e vendimeve, gjithmonë duke u bazuar në gjendjen klinike të pacientes dhe sigurinë e saj,” thotë ai.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës theksoi se për ekipet mjekësore prioritet mbetet siguria e nënës dhe e foshnjës, sidomos në rastet që referohen nga spitalet rajonale me komplikime gjatë shtatzënisë ose lindjes.

Sipas tij, për shkak të rolit referues që ka QKUK-ja, një pjesë e konsiderueshme e ndërhyrjeve me prerje cezariane lidhen me raste me rrezik të lartë, të cilat kërkojnë reagim të menjëhershëm nga ekipet obstetrike.

/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak​Rritet numri i divorceve në Kosovë
Artikulli i rradhës Vapa ekstreme po ndikon në shëndetin mendor të fëmijëve, rriten vizitat spitalore gjatë temperaturave të larta

Ju sugjerojmë

Mbi 800 mijë euro për sigurimin e objekteve të QKUK-së, shpallet kompania fituese

09/07/2026 Lajme

QKUK pritet të nisë amniocentezën, procedura që zbulon anomalitë gjenetike te fetusi

09/07/2026 Lajme

Trotinetët ndalohen në shesh, policia në Prishtinë del me njoftim

09/07/2026 Lajme

​Rritet numri i divorceve në Kosovë

09/07/2026 Lajme

17 raste me fruth në Prishtinë, Hashani bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

09/07/2026 Lajme

Moti sot më freskët, temperatura deri në 28°C

09/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.