Mjeku dhe shkencëtari me origjinë nga Drenasi, Dr. Imer Hajdari, ka ndërruar jetë të hënën në mëngjes në Mynih të Gjermanisë, si pasojë e një sulmi në zemër.
Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën nga afër, duke lënë pas një humbje të madhe për komunitetin mjekësor.
Dr. Hajdari njihej për angazhimin e tij profesional në fushën e mjekësisë, por edhe për kontributin shkencor gjatë karrierës së tij.
Ai vlerësohej nga kolegët dhe bashkëpunëtorët për përkushtimin ndaj profesionit dhe punën e palodhur në shërbim të pacientëve.
Familjarët kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet më 17 korrik, në ora 17:00, në varrezat e Fushëticës së Epërme, në Drenas./Gazeta Shneta/



