Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndërprerja e antidepresivëve gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun për kriza të shëndetit mendor

Këshilla për shtatzëna 15/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë shtatzëna që ndërpresin përdorimin e antidepresivëve të përshkruar nga mjeku mund të përballen me një rrezik pothuajse dy herë më të lartë për probleme serioze të shëndetit mendor, krahasuar me ato që vazhdojnë terapinë, sipas një studimi të ri.

“Ky studim thekson nevojën që shëndeti mendor i grave shtatzëna të merret seriozisht dhe të ofrohen të gjitha opsionet e trajtimit, përfshirë barnat kur ato janë të përshtatshme klinikisht”, tha autorja kryesore e studimit, Dr. Kelly Zafman nga Spitali i Universitetit të Pensilvanisë.

Çrregullimet e shëndetit mendor janë ndër faktorët kryesorë që kontribuojnë në vdekjet e nënave në SHBA. Shtatzënia mund të përkeqësojë depresionin, ankthin dhe probleme të tjera psikiatrike që një grua mund t’i ketë para shtatzënisë, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit theksuan se antidepresivët e grupit frenues selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRI) konsiderohen të sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë. Të dhënat shkencore tregojnë se këto barna nuk lidhen me rritje të rrezikut për defekte të lindjes apo probleme zhvillimore tek fëmijët.

Megjithatë, disa gra i ndërpresin barnat gjatë shtatzënisë nga frika e efekteve të mundshme te fetusi.

Në studimin e ri, studiuesit analizuan të dhënat shëndetësore të sigurimeve për rreth 4 mijë gra që lindën gjatë viteve 2023 dhe 2024. Të gjitha kishin diagnozë të depresionit ose ankthit para shtatzënisë.

Rreth 37% e grave kishin hyrë në shtatzëni me një recetë për antidepresivë. Nga këto, rreth 18% nuk kishin marrë asnjë recetë gjatë shtatzënisë, ndërsa 65% kishin pasur një ndërprerje prej më shumë se 60 ditësh në marrjen e barnave.

Rezultatet treguan se gratë që ndërprenë trajtimin kishin pothuajse dyfish rrezik për një krizë të shëndetit mendor. Rreziku ishte më i lartë gjatë muajit të parë dhe muajit të nëntë të shtatzënisë.

Ekspertët theksojnë se vendimi për vazhdimin ose ndërprerjen e antidepresivëve gjatë shtatzënisë duhet të merret gjithmonë në bashkëpunim me mjekun, duke vlerësuar përfitimet dhe rreziqet për nënën dhe foshnjën. /Gazeta Shneta/

 

 

 

 

Artikulli paraprakVetëm 12 javë agjërim mund të ndihmojnë në ruajtjen e humbjes së peshës për një vit
Artikulli i rradhës Pas raportimeve për helmim, Sach Pizza: IKSHPK nuk evidentoi Salmonella në mostrat ushqimore të analizuara

Ju sugjerojmë

Melanoma gjatë shtatzënisë shfaq tipare të veçanta dhe shpesh zhvillohet mbi nishane ekzistuese

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Të përzierat e rënda gjatë shtatzënisë rrisin rrezikun për komplikime te nëna dhe foshnja

14/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shëndeti gjatë shtatzënisë mund të sinjalizojë rrezikun për sëmundje të zemrës dhe çrregullime metabolike pas lindjes

14/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Kimikatet mjedisore gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në peshën dhe kohën e lindjes së foshnjës

14/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Përdorimi i tepërt i telefonit mund të rrisë rrezikun e depresionit te të moshuarit

13/07/2026 Psikologji

Dehidratimi në shtatzëni: Shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe si mund të mbroheni

10/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.