Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një avokado në ditë mund të ulë kolesterolin e dëmshëm dhe të mbrojë zemrën

Jetë 16/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konsumimi i një avokadoje në ditë mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL (“kolesterolit të keq”) te të rriturit me obezitet abdominal, sipas një studimi të ri. Studiuesit sugjerojnë se reduktimi i grimcave LDL në gjak mund të lidhet me një ulje prej rreth 4% të rrezikut për sëmundje të zemrës.

Kolesteroli LDL është një faktor i njohur rreziku për sëmundjet kardiovaskulare. Në qarkullimin e gjakut, ai transportohet përmes grimcave LDL, të përbëra nga yndyra dhe proteina. Jo të gjithë njerëzit me të njëjtin nivel të kolesterolit LDL kanë të njëjtin rrezik, pasi disa mund të kenë një numër më të madh të grimcave të vogla dhe të dendura LDL, të cilat depërtojnë më lehtë në muret e arterieve dhe kontribuojnë në formimin e pllakave aterosklerotike, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studimi, i publikuar në revistën “Journal of Clinical Lipidology”, analizoi të dhënat nga 786 të rritur mbi moshën 25-vjeçare me obezitet abdominal. Burrat pjesëmarrës kishin perimetër të belit mbi 101 centimetra, ndërsa gratë mbi 89 centimetra.

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe. Njëri grup vazhdoi dietën dhe stilin e zakonshëm të jetesës, ndërsa grupi tjetër shtoi një avokado çdo ditë për gjashtë muaj, pa bërë ndryshime të tjera në ushqyerje ose aktivitet fizik.

Rezultatet treguan se konsumimi i përditshëm i avokados nuk ndikoi në peshën trupore ose perimetrin e belit, por uli përqendrimin e grimcave LDL. Personat që konsumuan një avokado në ditë patën një ulje mesatare prej 49 nanomolësh për litër të grimcave LDL krahasuar me grupin tjetër.

Sipas studiuesve, efekti mund të lidhet me përbërësit ushqyes të avokados, përfshirë yndyrnat mono të pangopura, fibrat dietike dhe fitosterolet. Një avokado përmban rreth 9 gramë fibra dhe përbërës natyralë që mund të ndikojnë në përmirësimin e profilit të kolesterolit.

Ekspertët theksojnë se yndyrnat e shëndetshme në avokado mund të zëvendësojnë yndyrnat e ngopura, si ato që gjenden në gjalpë, duke ndihmuar në uljen e prodhimit të grimcave të vogla LDL që lidhen më shumë me krijimin e pllakave në arterie.

Përveç ndikimit në kolesterol, avokado mund të ndihmojë edhe në reduktimin e inflamacionit dhe stresit oksidativ, përmirësimin e presionit të gjakut dhe rritjen e cilësisë së përgjithshme të dietës.

Sipas autorëve të studimit, përfshirja e avokados në dietën e përditshme mund të jetë një ndryshim i vogël, por i realizueshëm, që ndihmon në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?
Artikulli i rradhës Vogëlushi nga Kosova kalon me sukses operacionin e zemrës në Duisburg

Ju sugjerojmë

Vitamina C pengon riprodhimin e qelizave staminale të kancerit

16/07/2026 Jetë

Netët e nxehta po u marrin njerëzve deri në shtatë net gjumë në vit

16/07/2026 Jetë

Bakteret “e mira” të zorrëve mund të paralajmërojnë rrezikun për diabet vite para diagnozës

15/07/2026 Jetë

Vetëm 12 javë agjërim mund të ndihmojnë në ruajtjen e humbjes së peshës për një vit

15/07/2026 Jetë

Mikroplastikat në gjak lidhen me rrezik më të lartë për infarkt

15/07/2026 Jetë

Trajnimi i trurit me kompjuter mund të përmirësojë saktësinë e lëvizjeve brenda pesë ditësh

15/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.