Në pak ditë, shtatë kosovarë humbën jetën si pasojë e aksidenteve të komunikacionit.
Lidhur me këtë bilanc tragjik, ka folur eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj.
Ai përmendi të metat gjatë marrjes së patentë-shoferit që sipas tij ndikon edhe në sigurinë e përgjithshme në komunikacion.
“Sot kandidati shkon e regjistron autoshkollën, i kryen orët, por nuk ka njohuri të mjaftueshme. Pse mos me qitë kandidatin së pari në pjesën teorike, pastaj le të shkojë dhe t’i bëjë orët? Pjesa teorike kur të jepet, ka njohuri bazike për ta drejtuar automjetin, domethënë elementet e sigurisë i plotëson për pjesën teorike, pastaj shkon në pjesën praktike, mësohet shumë më mirë dhe shumë më fort”, deklaroi Dedaj në Klan Kosova.




