Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

Lajme 22/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas stuhisë së fuqishme që goditi disa komuna të Kosovës, drejtuesit lokalë kanë ngritur alarmin për dëmet e mëdha të shkaktuara në infrastrukturë, shkolla dhe bujqësi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga Qeveria për kompensimin e tyre.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se situata tashmë është stabilizuar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Sipas tij, komuna ka formuar tre komisione për vlerësimin e dëmeve në arsim, bujqësi dhe shëndetësi publike.

Muharremaj bëri të ditur se dëmet më të mëdha janë regjistruar në shkolla, ku vetëm në sektorin e arsimit llogariten rreth 300 mijë euro, ndërsa dëmet totale në komunë pritet të tejkalojnë 1 milion euro.

“Vetëm pas rreth 40 ditësh nis viti i ri shkollor dhe duhet të riparohen kulmet e dëmtuara. Nuk kemi fonde emergjente dhe do t’i drejtohemi Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë për mbështetje”, tha ai.

Ai shtoi se komuna nuk ka buxhet për kompensimin e dëmeve dhe se fermerët po përballen me humbje të mëdha, ndërsa shumë prej tyre nuk besojnë se dëmet do t’u kompensohen.

Edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, tha se komuna vazhdon të vuajë pasojat e reshjeve të vazhdueshme, duke kujtuar se dëme të mëdha kishte pësuar edhe nga përmbytjet e muajit janar.

Sipas tij, raporti për dëmet e mëhershme, në vlerë prej rreth 642 milionë euro, është miratuar në Kuvendin Komunal dhe i është dërguar Qeverisë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje.

Kastrati bëri të ditur se reshjet e fundit kanë dëmtuar shtatë shkolla, duke prekur fasadat, çatitë dhe pullazet, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në ura, rrjetin e kanalizimit, ujërat e zeza dhe në serrat e fermerëve.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se sipas informacioneve të marra nga komunat, më të prekura nga stuhia janë Vitia, Mamusha, Istogu, Rahoveci dhe Suhareka.

Ai theksoi se, sipas legjislacionit në fuqi, përgjegjësia për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore i takon nivelit qendror dhe jo komunave.

“Komunat nuk kanë mjete financiare dhe as përgjegjësi ligjore për kompensimin e dëmeve. Kemi kërkuar vazhdimisht krijimin e një fondi emergjent, sepse qytetarët nuk mund të presin me vite për kompensim”, deklaroi Ibrahimi.

Ai kritikoi edhe procedurat burokratike, duke theksuar se dëmet e viteve 2022 dhe 2023 ende nuk janë kompensuar, ndërsa propozoi krijimin e komisioneve të përbashkëta mes komunave dhe Qeverisë për të shmangur vonesat dhe përsëritjen e procesit të vlerësimit.

Nga ana tjetër, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Fadil Fushtica, tha se kryeqyteti ka pësuar dëme më të vogla krahasuar me komunat e tjera të prekura.

Sipas tij, ekipet komunale kanë reaguar menjëherë në terren dhe dëmet në Prishtinë kanë qenë kryesisht materiale, pa pasoja të rënda si në komunat e tjera.

Komisionet komunale në zonat e prekura po vazhdojnë evidentimin e dëmeve, ndërsa drejtuesit lokalë kërkojnë që Qeveria të veprojë sa më shpejt me mbështetje financiare, në mënyrë që të mundësohet rikuperimi i infrastrukturës publike dhe kompensimi i qytetarëve të prekur. /TVDUKAGJINI

Artikulli paraprakMbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze
Artikulli i rradhës Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.